Një grua e moshuar ka humbur jetën dhe dy të tjera janë plagosur nga përplasja mes një trajleri dhe një autobusi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, mëngjesin e sotëm. Të lënduarat janë jashtë rrezikut për jetën.
Lagështira, sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, dyshohet të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të trajlerit, që ka goditur autobusin.
Aksidenti
Në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën. Të treja ishin pasagjerët në autobus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.