Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur raportohet se ka ndodhur në qytetin e Durrësit, përkatësisht tek rruga e re e Kënetës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në lagjen Nr. 17, te rruga e ish-Kënetës, ku një makinë tip Benz ka përplasur për vdekje dy këmbësorët.
Burimet nga vendi ngjarjes bënë të ditur se, dy viktimat janë vjehrrë dhe e re, dhe jo burrë e grua siç u raportua më herët nga policia.
Ato janë shtetset Bukuria dhe Sabije Cufaj, 56 dhe 38 vjeçe, të cilat janë aksidentuar për vdekje sapo kanë zbritur nga autobusi, pasi po ktheheshin nga puna.
Gazetarja bëri me dije në atë zonë ka mungesë ndriçimi, sinjalistike dhe mbikalimi, çka mund të jenë bërë shkak për këtë aksident të rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimave. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjetit.
Po ashtu, mësohet se trupa e dy viktimave vijojnë të jenë të shtrirë në tokë, ndonë ambulanca ka mbërritur për transportin e tyre në morg.
Makina që ka shkaktuar aksidentin është një BMW me targa AA 835 BD, e drejtuar nga një i ri rreth 22 vjeç, që i ka marrë para sapo dy gratë kanë zbritur nga urbani.