Aksident i rëndë në Tiranë/ Shoferja e dehur në timon përplas një automjet, 5 të plagosur, 3 prej tyre fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku nga përplasja e dy makina kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 prej tyre janë fëmijë të mitur.

Policia bën me dije se një 37-vjeçare në gjendje të dehur përplasi makinën me drejtues shtetasin me iniciale F.B., 37 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. S., 34 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin V. I., 37 vjeç, banues në fshatin Sukth Vëndas, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– V. M., 24 vjeç, banues në fshatin Bërzhitë, A. K., 40 vjeç, S. L., 35 vjeç, S. R., 33 vjeç, të tre Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– A. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Bulevardin e Ri, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetaset D. S., 57 vjeçe, dhe N. L., 61 vjeçe, të cilat si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

– Z. T., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– G. R., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasen E. L., 21 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakNë borxh me Lulzim Bashën, të gjithë duhet të kërkojnë falje!
Artikulli tjetërSHBA me dokumentin e FBI-së dhe Parlamenti Europian me rezolutën nokdaun trebythëkëndeshin!