Aksident, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren në Rinas

Një tjetër aksident me vdekje ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:30 në rrugën internacionale të Rinasit. Policia thotë se, makina me targa SH 3392 E që drejtohej nga shtetasi A. D., ka aksidentuar këmbësoren Z. K., 80 vjeçe, e cila është dërguar në S.Q.U. në gjendie të rëndë, por ka gjetur vdekjen në spital.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë. Aksidenti ndodhi në rrethrrotullimin e Rinasit. Po sot është raportuar një tjetër aksident në fshatin Trush të Shkodrës. Nga aksidenti deri më tani raportohet për një person të plagosur. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Aksidentet fatale janë të përditshme. Vetëm dy ditë më parë, një këmbësor u përplas për vdekje në autostradë dhe dy të tjerë vdiqën nga përplasja e dy mjeteve në Korçë. Ndërsa dje fatmirësisht aksidenti ishte pa viktima. Në Kurbin, aksidentin e shkaktoi djali i Kryebashkiakut Bardhi, ku mbetën 3 të plagosur, njëri prej tyre efektiv policie, në gjendje të rëndë.

Artikulli paraprakPërplasi makinën e policisë, kapet djali i kryebashkiakut
Artikulli tjetërTjetër magazinë droge në Fushë-Krujë, gati për t’u trafikuar