Aksident në Kroaci, përplasen dy makina, një i vdekur dhe 6 të plagosur, mes tyre edhe shqiptarë

Një shtetas i Kosovës është aksidentuar në Kroaci me një makinë tjetër, shoferi i së cilës ka vdekur, ndërsa gjashtë persona janë lënduar.

 

Media kroate “Index” ka raportuar se aksidenti është shkaktuar nga 40-vjeçari nga Kosova, i cili ishte me një makinë me targa sllovene. Ai raportohet se doli në korsinë e kundërt dhe përplasi mjetin tjetër me targa kroate.

Për pasojë ka ndërruar jetën shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas polakë kanë pësuar lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në makinën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës.

Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar janë plagosur rëndë, ndërsa një 18-vjeçar tjetër raportohet se ka dalë nga spitali me lëndime të lehta.

Exit mobile version