Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bogë të Malësisë së Madhe. Fugoni i kompanisë që po rikonstrukton rrugën e Thethit është përmbysur në rrugë duke u rrotulluar dy herë.
Për pasojë 7 nga punonjësit e kompanisë kanë mbetur të plagosur, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes janë nisur dy ambulanca. Mësohet se në furgonin e aksidentuar kanë qenë 7 punonjës të firmës nënkontraktuese që kryejnë punimet në aksin Qafë Thore-Theth.
Ata kanë qenë duke u kthyer nga puna, por në afërsi të fshatit Bogë, fugoni që po udhëtonin ka dalë nga rruga.