Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek zona e Brrylit në kryeqytet. Një drejtuese automjeti ka humbur kontrollin dhe është futur me makinë brenda një lokali në këtë zonë.
Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore dhe as rrethanat e aksidentit.
Mendohet se shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte e ka bërë që të humbte kontrollin e mjetit dhe të përfundonte në lokal.
Në videon e mëposhtme të siguruar nga JOQ, shihet se si makina është futur në pjesën e parme të lokalit, ndërsa disa banorë janë afruar për ti ardhur në ndihmë shoferes.