Një 25-vjeçar, i cili po udhëtonte me zetor ka humbur jetën, pasi u përplas me një automjet, ndërsa dy prindërit e tij dhe një person tjetër që udhetonte te makina janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme (23 mars) në vendin e quajtur ‘Ura e Kardhiqit’. Burime nga policia bëjnë të ditur se në makinën “Volkswagen” ndodhej një 21-vjeçar bashkë me nënën e tij.
“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor nacional Gjirokastër – Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, mjeti me targa KJ 8504 A tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi E.Gj, 21 vjeç, nga Kavaja, është përplasur me një mjet zetor që drejtohej nga shtetasi S.N.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën djali i drejtuesit të zetorit shtetasi Klajdi Ngjelina 25 vjeç, si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, drejtuesi i zetorit shtetasi S.N 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja H.N 58 vjeçe.
Gjithashtu po nga përplasja është dëmtuar pa probleme për jetën edhe shtetasja M.GJ, nëna e drejtuesit të mjetit “Volkswagen”, e cila është transpotruar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, sqaron policia. Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.