Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së djeshme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho” në zonën e Kombinatit. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor. Sipas dëshmive të para, automjeti ka përplasur motorin, duke i shkaktuar plagë të rënda motoçiklistit. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Po ashtu, një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec. Si pasojë e aksidentit ku janë përfshirë 2 automjete, rezultojnë të plagosur 4 persona. Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë që ambulanca dhe forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e aksidentit. Shkak kryesor i përplasjes së dy automjeteve besohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave.