Aksident i rëndë, shpejtësia e eskortës së Ramës shkakton 5 të plagosur

Makina e eskortës së kryeministrit Rama ka shkatuar një aksident të rëndë në hyrje të Korçës dhe si pasojë kanë mbetuyr të plagosur 5 persona. Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Çiflik si pasojë e shpejtësisë së madhe të eskortës së kryeministrit. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës, 2 prej të cilëve nga automjeti i eskodrtës së Ramës. Dyshohet se makina e eskortës së kryeministrit është përplasur me një taksi.

Burimet nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se, në aksident është përfshirë makina e dytë e eskortës së kryeministrit Rama por edhe një taksi. Në makinën e dytë qëndron shoqëruesi dhe shoferi i Ramës.

Kryeministri Rama ndodhet në Korçë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me qeverinë e Kosovës.

Artikulli paraprakShifra skandaloze, 400 milionë euro do të paguajmë për projektin Rama-Ahmetaj të djegies së plehrave
Artikulli tjetërBasha komenton raportin e BE për blerjen e votave: Rama, organizatë kriminale