Aksident tragjik! Autobusi plot me pasagjerë del nga rruga dhe bie në greminë, raportohet për 30 viktima

Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti rrugor, autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në greminë.

 

Aksidenti tragjik ka ndodhur në një zonë malore, në Bolivi të Amerikës Qendrore.

BBC raporton se nga aksidenti mbetën të lënduar 14 pasagjerë, mes tyre katër fëmijë.

Zyrtarët lokalë dyshojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe nga pakujdesia e shoferit.

Media lokale e lajmeve Unitel raporton se disa nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme në Bolivi, për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore.

Artikulli paraprakZelensky vizitë zyrtare në Ankara! Do të takohet me presidentin Erdogan, teksa SHBA dhe Rusia nisin bisedimet e paqes për Ukrainën në Arabinë Saudite!
Artikulli tjetërVeliaj telefon në burg? Gazetarja zbulon DETAJE: I pari që e ka vizituar dje në qeli është pjesë e hetimit