Një aksident i ndodhur mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë i ka marrë jetën një 21-vjeçari, ndërsa bashkëmoshatari i tij ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur pranë kthesës për në fshatin Xhyrë. Dy të rinjtë udhëtonin me motoçikletë dhe humbja e kontrollit të mjetit ka qenë fatale. 21-vjeçari Roland Duka, i cili ishte pasagjer, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa i riu tjetër që drejtonte mjetin është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kanë qenë me shpejtësi tej normave, ata kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me tabelat dhe murin anësor të rrugës.