Aksident tragjik në “Rrugën e Kombit”, humbin jetën 4 persona, mes tyre 2 fëmijë të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”. Burimet bëjnë të ditur se, dyshohe se kanë humbur jetën 4 persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Bëhet e ditur se, në makinat që udhëtonin personat që humbën jetën janë identifikuar një çift bashkëshortësh si dhe dy femijë të mitur, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. mësohet familja që u shua është nga Kosova.

Sipas burimeve, një automjet ‘Citroen’ është përplasur me një kamion në aksin rrugor Rrëshen – Rubik në “Rrugën e Kombit” pranë karburant “Toma”.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion, por buritm saktësojnë se, viktimat janë nga një familje dhe mes tyre ka edhe fëmijë.

Artikulli paraprakUjërat territorialë si nocion juridik i të Drejtës Ndërkombëtare
Artikulli tjetërBasha, sot orën 21:00 në “Opinion” në televizionin Klan