Aksidentet rrugore me shifra rekord, cilët janë faktorët kryesorë?

Përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të makinës, përdorimi i alkoolit dhe substancave të ndryshme narkotike, pakujdesia, mungesa e vëmendjes, drejtimi i makinës në mënyrë të rrezikshme janë vetëm disa nga arsyet kryesore që kontribuojnë në aksidentet rrugore.

Nëse do të analizojmë me kujdes raportimet e fundit të Policisë së Shtetit dhe statistikat nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për Aksidentet Rrugore vetëm gjatë muajit maj 2021 u numëruan gjithsej 120 aksidente rrugore krahasuar me 75 aksidente të ndodhura në muajin maj 2020, duke shënuar një rritje prej 60,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, për shkak të masave kufizuese të qarkullimit në muajin maj 2020 kundër përhapjes së COVID-19, krahasimi i numrit të aksidenteve paraqitet me një rritje më të lartë gjatë këtij muaji. Për rrjedhojë edhe krahasimi pesëmujor paraqitet me një rritje prej 40,3 %, ku  numërohen 547 aksidente rrugore nga 390 aksidente të ndodhura në pesëmujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa në vitin 2020, po sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, aksidentet rrugore ishin 1,234 aksidente në total nga të cilat 59 aksidente u shënuan nën veprimin e alkoolit, 1,598 ishte numri i të aksidentuarve (të vrarë + të plagosur) dhe 181 të vdekur.

Shkaqet e aksidenteve rrugore janë komplekse, por ato varen gjerësisht mbi karakteristikat e shoferëve. Niveli i aftësive, mungesa e përvojës në drejtimin e makinës, dhe sjelljet e rrezikshme gjatë drejtimit të makinës janë ndër faktorët kryesorë të cilësuar veçanërisht për shoferët e rinj krahasuar me moshat e tjera të shoferëve. Raportimet e Policisë së Shtetit theksojnë gjithshtu gjithnjë edhe më shpesh dhe në norma të frikshme tejkalimin e kufijve të shpejtësisë, pakujdesinë e përgjithshme në timon, dhe shkeljen e sinjalistikës rrugore dhe të rregullave të trafikut rrugor. Për më tepër, këto faktorë kontribues në aksidentet rrugore ndikohen gjithashtu edhe nga gjinia e shoferëve. Vihet re se, shoferët e rinj meshkuj ka më shumë të ngjarë sesa shoferet e reja femra që të përfshihen në përpasje si pasojë e shkaqeve të lidhura me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar në timon dhe konsumimin e alkoolit dhe të substancave të ndryshme narkotike.

Në kontrast me shoferët e rinj, vihet re se, për aksidentet midis shoferëve më të mëdhenj në moshë shpesh përfshihen gabime në kryqëzime, në marrjen e kthesave, gabimet në respektimin e shenjave dhe të sinjaleve, nuk arrijnë të shikojnë objektet dhe gabime në ndryshimin e korsive. Kërkimet tregojnë se gabimet tek këto mosha vijnë si rezultat i rënies së aftësisë pamore dhe konjitive. Kushtet mjekësore, të tilla si sëmundjet në zemër dhe në tru, si edhe përdorimi i medikamenteve psikoaktive lidhen më tej me rritjen e rreziqeve për aksidente rrugore pasi ato mund të cënojnë direkt aftësitë e tyre për drejtimin e makinës dhe duke rritur kështu shanset e tyre ndaj aksidenteve rrugore.

Nëse do të shikojmë në botë, sipas statistikave më të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) (qershor 2021), çdo vit rreth 1.3 milionë njerëz humbasin jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Ndërmjet 20 dhe 50 milionë njerëz vuajnë nga dëmtime fatale, ku shumica mbeten me aftësi të kufizuara. Këto dëmtime si pasojë e akidenteve rrugore shkaktojnë humbje ekonomike të konsiderueshme për individët, familjet e tyre dhe vendin si një të tërë. Këto humbje vijnë si pasojë e kostove të trajtimit, si edhe të humbjes së produktivitetit dhe për anëtarët e familjeve të tyre të cilët duhet të shkëputen nga shkolla apo nga puna për t’u kujdesur për këta anëtarë të familjes të cilët mund të jenë dëmtuar në një aksident rrugor. Aksidentet rrugore i kushtojnë shumicës së vendeve 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Por lajmi i mirë është se aksidentet rrugore mund të parandalohen. Të gjithë aktorët publik të lidhur me sigurinë rrugore duhet të ndërmarrin veprime konkrete për zgjidhjen urgjente të çështjeve të sigurisë rrugore, duke përfshirë të gjithë aktorët: transportin, policinë, shëndetin, edukimin, dhe të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës (këmbësorët, biçikletat, motorrët etj).

Përse duhet të sigurohemi?

Nëse makina juaj përfshihet në një aksident rrugor që rezulton në dëmtime apo humbje ndaj pronës apo dëmtimit fizik të një pale të tretë, ato mbulohen nga sigurimi i makinës.

✅Bli Sigurimin TPL & përfito: 1) Minikasko OSE 2) Pension Privat OSE 3) 10% zbritje

✅Bli Sigurimin KASKO & përfito falas sistemin GPS

➡NA VIZITONI NË FAQEN TONË ZYRTARE NË👇:

https://sigal.com.al/merr-cmim

✅MERRNI NJË OFERTË TANI NË👇:

WhatsApp: 068 60 62 829

#sigal #sigaluniqa #SigurimiMakinës #SigurimiTPL #TPL #GPS #KASKO #SigurimiKASKO

Exit mobile version