Viti që lamë rezulton një vit me hapa pas sa i takon sigurisë në rrugë lidhur me aksidentet. Këto të fundit kanë shënuar një rritje dramatike me 29.6 për qind në raport me janar-dhjetor 2023.
Të dhënat zyrtare të Institut të Statistikave lidhur me aksidentet rrugore referojnë se në vetëm në muajin dhjetor 2024 numërohen 149 aksidente rrugore, nga të cilët 192 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur edhe pse këto shifra janë në përditësim).
Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,5 për 100 aksidente, nga 14,9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shkak kryesor për aksidentet në vitin 2024 duket se vijon të mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve me një rritje prej 33.2 për qind por duket se edhe sjellja e këmbësorëve edhe pse me një peshë më të ulët sërish ka shënuar rritje me 6.9 për qind në raport me një vit më parë.
“Aksidentet rrugore, në 89,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 0-24 dhe 25-34 vjeç, duke zënë secila nga 24,2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin Dhjetor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 20,1%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 10,1%.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 26,2% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, thuhet në publikimin e INSTAT./Monitor