Aksidenti ajror me 61 të vdekur, nxirren nga rrënojat trupat e të gjithë viktimave

Trupat e të gjithë viktimave janë nxjerrë nga vendi i një aksidenti avioni në shtetin brazilian të São Paulo, i cili vrau të gjithë në bord, kanë konfirmuar autoritetet.

Ekipet e kërkim-shpëtimit punuar për të gjetur dhe identifikuar viktimat e tragjedisë pasi aeroplani i linjës ajrore Voepass u rrëzua në qytetin e Vinhedo.

Në aeroplanin ndodheshin 57 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Operacioni për të hequr trupat e viktimave nga vendi ku ndodhi kaatastrofa përfunoi në orën lokale 18:30 pasditen e së shtunës.

Trupat e 34 meshkujve dhe 28 femrave u dërguan në një morg në qytetin e São Paulo, ku do të identifikohen dhe do t’u jepen familjeve.

Dy nga viktimat, piloti dhe bashkëpiloti tashmë janë identifikuar.

Anëtarët e familjes do të qëndrojnë në një hotel në qytet për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.

Për identifikimin e trupave ekipet po mbështeten në një numër faktorësh. Këtu përfshihen dokumentet dhe pozicioni i trupave në lidhje me ndenjësen, si dhe telefonat celularë të gjetur pranë disa prej viktimave.

Artikulli paraprak“Pa pronë nuk ka demokraci”, Basha shpërndan videon: Programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë
Artikulli tjetërZjarri në Malin e Thatë, vatra aktive prej 5 ditësh! Rrezikohet Parkun Kombëtar i Prespës