Aksidenti i autobusit me nxënës, dëshmitari: Shoferi kishte pirë, fëmijët i shpëtoi Zoti!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një dëshmitari, i cili shkruan se Ndihma e pare mjeksore per femijet e plagosur ne Qaf Thane tejet e vonuar, shoferi kishte hedhur dy birra, femijet i shpetoj Zoti!
Një nga dëshmitarët okularë të aksidentit të frikshëm që ndodhi dje në Qafe Thanë, ku një autobus me fëmijë për pak sa nuk përfundoi në greminë, ka nxjerrë faktë te reja tronditëse rreth asaj që ka ndodhur.
Ky person, i cili i ka dërguar një mesazh ish-Kryeministrit Berisha, thotë se në vend-ngjarje erdhi vetëm një ambulancë ndërkohë që gjatë kohës që po ndihmonin në nxjerrjen e fëmijëve, mësueset i porositnin ata që të mos e bëjnë publike.
Dëshmitari thotë se njëra nga mësueset komunikonte me kryebashkiaken e Roskovecit ndërsa shtoi se kishte mësuar nga fëmijët që shoferi kishte pirë dy birra dhe po ecte tej normave të lejuara.
Berisha shkruan se në këtë ngjarje të rëndë, fëmijët i ka shpëtuar Zoti
Lexoni mesazhin e deshmitarit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha, dje rreth ores 16 pasdite ne aksin Qafe Thane-Prrenjas ka ndodhur nje aksident. Nje autobuz me rreth 40 nxenes te nje gjimnazi te bashkise Roskovec u perplas fillimisht me shkembin dhe me pas me anesoret e rruges, fati i mire qe autobuzi nuk perfundoi ne gremine pasi gjysma e tij ngeli jasht ne gremine dhe gjysma ne rruge. Ne ishim makina direkt pas autobusit kemi lajmruar 112 dhe vetem nje ambulance ka ardhur. Si mund te transportohen 30-40 nxenes me nje ambulance? I kemi nxjerr nga dritarja pasi dera ishte bllokur dhe janë transportuar me makina te rastit. Mesueset porositnin nxënësit mos e beni publike, shume kanë thyer këmbët, duart e me fraktura te ndryshme. Urgjenca e Prrenjasit nuk kishte staf. Një nga mesueset komunikonte vazhdimisht me kryetaren e bashkise Roskovec pasi eksursioni ishte organizuar nga bashkia. Nxenesit tregonin qe shoferi kishte pire 2 birra, sipas mendimit tone shpejtësia ishte tej normave te lejuara pavarësisht se rruga kishte lagështirë. Ne momentin e aksidentit aty kaloi dhe nje eskorte me targa zyrtare dhe fenelina ndezur por as qe ndaluan per te dhene ndihmesen e tyre. Anonim te lutem.
Dje një autobus me nxënës të një gjimnazi në Roskovec u përfshi në një aksident, e për pasojë disa prej tyre ngelën të plagosur. Sipas qytetarit, në ndihmë të nxënësve të plagosur erdhi vetëm një ambulancë, ndërsa të tjerët u transportuan me makina të rastit. Po ashtu ai tha se nxënësit kishin treguar se shoferi kishte pirë 2 birra, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kishte kaluar edhe një makinë me targa zyrtare, por nuk ndaloi.

Exit mobile version