Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit. Mjeti tip “Fuoristradë” i drejtorit të Spitalit Ushtarak, Gjovalin Bushi, ka pësuar aksident në aksin rrugor Gjiri i Lalzit–Maminas. Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe dëshmitarët në vendngjarje, mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit. Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Gjovalin Bushi i kontaktuar nga Tv Klan.al ka konfirmuar se ka qenë vetë në drejtimin e mjetit. “Unë kam qenë në timon. Nuk jam lënduar, thjesht dëmtime të makinës”. Tv Klan.al ka siguruar videon nga vendngjarja të momentit, kur automjeti i drejtorit të Spitalit Ushtarak nxirret nga kanali nga një fadromë dhe një karotrec.