Aksidentohet për vdekje këmbësori

Një burrë 52-vjeçar mbeti i vdekur mesditën e djeshme, pasi u përplas nga një kamion në afërsi të fshatit Arbanë, në aksin Tiranë – Ndroq. Ngjarja ndodhi kur kamioni ishte duke ecur në drejtimin Tiranë-Ndroq, kur burri i 52-vjeçar i ndërpreu rrugën. Nga përplasja mbeti i vdekur në vend Sefedin Dauti, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndaluar drejtuesin e mjetit. Nga hetimet paraprake, policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga 52-vjeçari Dauti, i cili sipas policisë ishte nga Maqellara e Dibrës, ndërsa po hetohet nëse viktima është hedhur qëllimisht, apo nëse ka dashur të kalojë rrugën.

Exit mobile version