Aksioni i fortë i opozitës: Mobilizim kombëtar për rrëzimin e qeverisë dhe zgjidhje e re politike

Lulzim BASHA

Para 5 javësh, nga kjo sallë, së bashku me ju, u jam drejtuar me shqetësimin e thellë se Shqipëria po përjeton një krizë të trefishtë; një krizë të sigurisë, që ilustrohet nga bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin, një krizë kushtetuese, aspekti më i dukshëm i të cilit është kapja e drejtësisë dhe e reformës në drejtësi nga qeveria e lidhur me krimin, dhe një krizë të thellë ekonomike, me pasoja të mëdha për shoqërinë, siç është emigracioni, siç është falimentimi në masë i bizneseve, kryesisht atyre të vogla e të mesme, siç është rënia e prodhimit të brendshëm në nivele dramatike, pra një ekonomi që nuk prodhon më, por ka vetëm shërbime, tregti në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk ofron garanci për të nesërmen, por nuk ofron as mjaftueshëm vende pune për të sotmen, si dhe përparësitë, sipas opozitës, sipas Partisë Demokratike, për të dalë nga kjo gjendje kolapsi i trefishtë. Për fat të keq, kjo verë nuk ka qenë e nxehtë vetëm në kuptimin e temperaturave të motit, çka është normale për Shqipërinë si një vend mesdhetar, por ka qenë e nxehtë edhe në kuptimin e vazhdimit të skandaleve dhe të akteve që konfirmojnë krizën e trefishtë ku ndodhet vendi. Së pari dhe më kryesorja, bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin.
Bashkëqeverisja me kriminelët, e cila ilustrohet më së miri nga fakti se qytetarëve u ka ndërtuar një faqe internet, për t’ju thënë nuk keni më punë me mua, nuk keni më punë me qeverinë, shkruajini në internet, shkruajini në letër, kurse gjithë kohën e tij e kalon me kriminelët. Kriminelët kanë akses të drejtpërdrejtë, me ata ulet gju më gju, ulet vetë Edi Rama, ulet ministri i tij i brendshëm, ulet kryetari i grupit parlamentar dhe sekretari i përgjithshëm i partisë në pushtet, madje e thotë me mburrje se unë kam miqësi me trafikantë të dënuar drogës dhe anëtarë të bandës së Lushnjës dhe normal edhe deputetë të tjerë si Çyrbja i Durrësit, i cili është faktuar gjatë verës si anëtar i bandës së EmilianoShullazit. Në fakt ky është edhe rasti i parë që shpërtheu këtë verë, skandalet e verës zbulojnë më së miri skemën se si Edi Ramabashkëqeveris me krimin, por për fat të keq, për fat të hidhur – se ka edhe një ironi të hidhur këtu, sepse sa herë që plas një skandal, dikush mërzitet e dikush gëzohet, siç thotë edhe ajo kënga e famshme e ABBA-ve.

Plasi skandali i Fatmir Xhafës, u gëzua Saimir Tahiri, u hidhërua Fatmir Xhafa, plasi skandali i Çyrbjes, u gëzua Fatmiri, u hidhërua Çybja, plasi skandali i Taulant Ballës, u gëzua Çyrbja, u hidhërua Taulanti, plasi skandali i ËngjëllAgaçit e Denar Bibës, u gëzuan gjithë këta të tjerët… Pse, sepse basti që ka vënë Edi Rama është bashkëqeverisja e tij me krimin do të mbyllë çdo hapësirë për reagim nga shoqëria, nga mediat dhe çudia do të zgjasë vetëm 3 ditë. Unë jam sot këtu për të garantuar atë, si dhe t’i them çdo qytetari shqiptar se ne si opozitë po bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Dhe se prioriteti i parë dhe kryesor i Partisë Demokratike, i imi si kryetar i saj dhe si lider i opozitës, mbetet shkëputja e lidhjeve të krimit me qeverinë.
Asgjë në këtë vend nuk ka për të ndryshuar për të mirë, asnjë reformë, sado e mirë në letër, nuk do të japë efekte, sakohë që vendi bashkëqeveriset me krimin. Dhe që vendi të mos bashkëqeveriset nga krimi, kushti i parë dhe minimal është që të mos kemi një kryeministër të lidhur me krimin. Sa kohë do të kemi një kryeministër të lidhur me krimin, vendi do të jetë në dorë të bandave kriminale. Të cilat, dje kanë ndërmarrë një akt të paprecedentë deri më sot, me sulmin me armë automatike, ndaj shtëpisë së koleges tuaj Klodiana Lala. I turpshëm dhe i neveritshëm është reagimi i Prokurorisë, e cila në vend të deklaratave inkurajuese, duhet menjëherë të fillojë veprimet për një hetim gjithëpërfshirës. Nuk ka njeri në Shqipëri, në Ballkan, në Europë, që nuk e kupton se një sulm i tillë ndaj gazetarëve nga krimi i organizuar bëhet vetëm kur krimi i organizuar ka mbështetje të drejtpërdrejtë politike. Kriminal është reagimi i policisë, që në fillim u mjaftua me një njoftim me iniciale, tallje është Twitter-i i Edi Ramës…
Të gjitha këto provojnë se pas këtij krimi qëndron bashkëpunimi qeveri-krim. Pas këtij akti kriminal, qëndron bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin. Akti i fundit i kësaj gazetareje ishte pikërisht denoncimi i aferës “Çyrbja”, i përgjimeve zyrtare të prokurorisë shqiptare që tregojnë se si Çyrbja, deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, një nga dy deputetët që kam denoncuar që ditën e parë si të emëruar të bandave, respektivisht të Durrësit dhe të Shijakut, komunikon në telefon me një anëtar të bandës së Shullazit, duke iu referuar bandës dhe vetvetes si “ne”. “E kemi punën keq”…kush e ka punën keq? Punën keq e ka bashkëqeverisja me krimin, e ka banda e EmilianoShullazit, e ka vetë deputeti i Edi Ramës.
Është e papranueshme që edhe sot e kësaj dite prokuroria nuk ka asnjë reagim asnjë reagim për përgjimet e kryera në mënyrë të ligjshme prej saj dhe arsyet e mosveprimit të prokurorisë. Në qoftë se kukullat e Edi Ramës në prokurori, ky i fundit do t’i lejonte, do t’u jepte leje, në Kuvend do të kishte mbërritur kërkesa për arrestimin e JurgesÇyrbjes, anëtar i bandës së EmilianoShullazit. Ai e thotë vetë “ne”.

Mos kujtoni se organizatat kriminale e kanë anëtarësinë me teserë apo me bordero, kjo është anëtarësia në një organizatë kriminale, bashkëpunimi në kundërshtim me ligjin, për të kryer vepra të rënda penale. Asnjë kërkesë e tillë nuk ka mbërritur dhe ska se si të mbërrijë, sepse Prokuroria është një skllave shërbëtore e Edi Ramës.
Dhe ja ku i kemi pasojat, pasi krimi e kupton syshkeljen nga shteti. Krimi nuk ka nevojë ta marrë në telefon Edi Rama, që nuk përton ta marrë në telefon, e t’i çojë mesazhe, e t’i çojë korrierë, e t’i çojë njerëz të besuar… Gjithçka që po ua them, nuk po ua them për propagandë, mbajini mend këto fjalë. Por edhe një syshkelje mjafton, mjafton mosveprimi në rastin e JurgesÇyrbjes, që krimi të marrë krah e të godasë në shtëpinë ku flinin dy vajzat, në dhomën e gjyshes së tyre. Mjafton pakti i ndërsjellët për zgjedhjet e Shkodrës, që familja kriminale e Bajrave të terrorizojë qytetin nga mëngjesi deri në darkë, të marrë peng, të dhunojë, të përdhunojë e të vrasë njerëz, dhe prapë të shoqërohet me furgonë policie e makina të blinduara, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur nga Partia Demokratike, edhe dje dhe më vjen shumë keq që një pjesë e mediave e kanë censuruar.
S’kanë asnjë arsye tjetër ta censurojnë përveç terrorit që po ngjall krimi i organizuar, sepse nuk ka fuqi më të madhe sesa krimi i organizuar me qeverinë prapa. Sikundër nuk ka njerëz më frikacakë sesa banditët, në qoftë se kemi një qeveri të palidhur me krimin. Sepse e dinë se një qeveri, një kryeministër dhe një ministër i brendshëm i palidhur me krimin, ua shtyp kokat dhe i çmonton. Është vetëm çështje kohe dhe jo kohë e gjatë. Por kur kryeministrin e kanë në xhep dhe ai i ka ata në xhep, ata sundojnë. Sot ata sundojnë Shkodrës, sundojnë Elbasanin, ku goditën policinë, dhe me gjithë premtimet e mëdha të vëllait të Agron Xhafës, asnjë nuk ka përfunduar prapa hekurave, nga bandat që e kryen këtë krim. Pse? Sepse janë të lidhura me pushtetin. E kanë për krenari lidhjen me pushtetin dhe pushteti e ka për krenari. E dëgjuat Taulant Ballën: po, tha, e kam mik, jemi miq. Është mik me anëtarin e bandës së Lushnjes, të dënuar me 21 vjet burg në itali. Dhe kjo miqësi ka bërë që ligji për prokurimet publike të shkelet me të dyja këmbët.
Dhe ky mik, EdmondBego, të përfitojë 14 milionë euro në 3 tendera dhe leje minerare në zonën elektorale të Taulant Ballës. Nuk ka as forcë të ligjit, as ligj antimafia që të veprojë në këtë rast. Në çdo vend normal, miqësia familjare me një të dënuar të botës së krimit, aq më shumë një anëtar të një organizate kriminale, do të sillte dorëheqjen nga çdo funksion politik dhe publik. Edhe në Shqipëri këtë standard e kemi vendosur me ligj, për gjyqtarët, prokurorët dhe magjistratët shqiptarë.

Mjafton një fotografi në një dasëm, përbëjnë kauzë që ai gjyqtar apo prokuror të mos e kalojë vetingun. E dini këtë apo jo? Ka njeri që nuk e di këtë? Përveç kësaj kanë kaluar edhe vetingun në polici, të cilin ne nuk e votuam sepse nuk u përmbush një kërkesë që kishim, që vetingu të fillonte me ministrin. Të fillonte me ministrin, me zëvendësministrat, me drejtuesit e lartë në Ministrinë e Brendshme, dhe pastaj të shkonte tek policët roje në Ersekë e në Pukë, apo në Konispol e Vermosh. Policët, magjistratët me ligjet respektive, në qoftë se nuk faktojnë një pasuri, qoftë kjo një biçikletë apo motoçikletë apo televizor, apo nëqoftëse faktohen të ulur në një tavolinë me një person me precedentë penalë, humbasin vendin e punës. Taulant Balla ngrihet në detyrë.
Pse-ja është fare e thjeshtë, sepse kjo është themelore, esenciale për Edi Ramën: bashkëqeverisja me krimin. Në vijim të këtyre dy zhvillimeve dramatike që provojnë se qeveria e Edi Ramës sot funksionon me mentalitetin e një organizate kriminale, të ngjashme me bandën e Lushnjes dhe banda të tjera të Shqipërisë, pra të skandalit Çyrbja dhe të skandalit Balla, kanë dalë në dritën e diellit edhe të dhëna të tjera që tregojnë se një qeveri që bashkëqeveris me krimin, objektiv kryesor ka zhvatjen e parave të shqiptarëve. Korrupsioni qeveritar ka marrë përmasa të paprecedenta në 30 vite.
Korrupsion ka patur çdo qeveri. Edhe qeveritë e Partisë Demokratike kanë patur pjesën e tyre të korrupsionit dhe kjo është e padiskutueshme. Por korrupsioni qeveritar i Edi Ramës është i paprecedentë në 30 vite. Në 30 vite nuk ka patur korrupsion të tillë. Meqë Edi Rama fshihet pas Ulsirave dhe Fugërave, faktet të cilave duhet t’u japë përgjigje janë këto; faktet zyrtare, KLSH-ja: 3,7 miliardë euro abuzim. 3,7 miliardë euro është një shifër që nuk ia rrok mendja asnjë shqiptari.
Ta përkthejmë, i bie 5 mijë euro për çdo familje shqiptare. Vetëm vitin e kaluar, abuzimi ka qenë 923 milionë euro, pra 300 euro për familje shqiptare. 300 euro për familje shqiptare vjedhje të parave publike, vjedhje të taksave të shqiptarëve. Ju merr taksën dhe i kthen ato para në vjedhje dhe rryshfete për veten e tij, ministrat e tij dhe klientelën e tij. Si e bën këtë? Rasti epik, vjedhja më e shëmtuar, më kriminale është padyshim “check-up”-i, dmthbëhet vjedhje në kurriz të drejtpërdrejtë të shëndetit të shqiptarëve, nga foshnjat deri tek të moshuarit.

Vetëm këtu, siç tregon KLSh-ja, është paguar 22 milionë euro nga lekët e shqiptarëve, nga të cilat 7 milionë euro për analiza që nuk i ka kryer kurrë. KLSH-ja i ka thënë rishiko kontratën, por nuk ndërmerret asnjë veprim. Pse? Sepse këto 7 milionë euro natyrisht nuk shkojnë thjesht dhe vetëm në xhepat e Vilma Nushit, ndahen me Edi Ramën dhe shpurën e tij. 19 milionë euro me pronën publike, sepse nuk mjaftohet me taksat e shqiptarëve – siç e tregon rasti i Teatrit, Ligji “Fusha” tani syrin ua ka vënë pronave publike në qendrën e Tiranës, parqet dhe hapësirat publike, bregdetin, vijën turistike, pasuritë minerare, naftën dhe gjithçka tjetër që është pronë e përbashkët, publike, e shqiptarëve.
Vjedhja dhe korrupsioni pra kanë arritur nivele alarmante, më të lartat në 30 vite. Më të larta edhe se në 98-n, kur qe shpartalluar totalisht shteti. Kjo është një vjedhje e çertifikuar, një vjedhje me ligj, siç thuhet në gjuhën popullore, e cila faktohet më mirë se në çdo rast tjetër, nga ligji “Fusha”. Arsyeja kryesore pse Edi Rama ka shtënë në dorë sistemin e drejtësisë dhe reformën në drejtësi, është pikërisht të mbrojë këtë vjedhje, natyrisht edhe aleancën e tij me kriminelët dhe bashkëqeverisjen me ta.
Por përveç këtyre parave, 5 mijë euro në total për familje, që ka vjedhur në këto 5 vite, 300 euro për familje vetëm vitin e kaluar, kemi edhe paratë e tjera të cilat vidhen me koncesione dhe PPP. Sepse vjedhja është shtrirë në dy dimensione të tjera, të panjohura ose pak të njohura më parë. Kemi të paktën 300 milionë euro që paguhen nga taksat e shqiptarëve vetëm në sektorin e shëndetësisë, kemi 120 milionëshin e Vilmës, kemi 100 milionë për laboratorët, dhe 92 milionë për sterilizimin e pajisjeve mjekësore.
Asnjë nga këto nuk ka kontribuar në përmirësimin e shërbimit shëndetësor për shqiptarët. Asnjë prej tyre nuk ka kontribuar në përmirësimin e sistemit dhe ofrimin e një shërbimi më kualitativ, përkundrazi, njerëzit ankohen këtë vit, më shumë se vjet, vit për vit më shumë, për një shërbim shëndetësor të rënë përtokë, për radhë të gjata, për mungesë ilaçesh, deri edhe për ilaçet për sëmundje të rënda, dhe për një cilësi të tmerrshme në institucionet e shërbimit shëndetësor, duke filluar me spitalin e QSUT-së, imagjinoni me spitalet e tjera.

Kemi licencat ekskluzive, siç janë ato për inceneratorët, 178 milionë euro. Dy licenca ekskluzive ka marrë vetëm Klodian Zoto; që është siç e dini fasada e Arben Ahmetajt dhe Klodit tjetër. 178 milionë euro me subvencione shtetërore të cilat jepen akoma pa filluar puna për inceneratorët.
200 partneritete ka bërë qeveria “Rama”, pothuajse asnjërin nuk e ka bërë me kompani perëndimore. Pse? Europa Perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka klauzolë antikorrupsion. Në qoftë se provohet se përfaqësuesit e një kompanie të huaj i paguajnë ryshfet një qeverie përfundojnë në burg. Pra, është tërësisht e papërshtatshme për Edi Ramës të sjellë investitorë të huaj në Shqipëri, gjithçka është bërë me një grusht klientësh të Edi Ramës; ata që populli sot i njeh si oligarkët.
Pra, është e qartë se me këto PPP-të, me këto koncensione jo vetëm që nuk do të sjellë asnjë përmirësim në cilësinë e jetës së shqiptarëve, por dëmi, taksat e shqiptarëve dhe dëmi në cilësinë e shërbimit që shqiptarët nuk e marrin është jashtëzakonshëm; i llogaritur në një vlerë prej 3.7 miliardë eurosh i pari dhe i dyti i pallogaritshëm.
Me mijëra jetë kushton sistemi i sotshëm shëndetësor shqiptar i cili është edhe inferior ndaj kujdesit në sistemin shëndetësor në rajon, përfshi Maqedoninë.
Fakt, meqë pretendojnë se opozita i shpik këto. 41 tendera me 15.6 milionë euro nga shtatori 2013 deri sot ka marrë Armand Frangu që është baxhanaku i Edi Ramës. Nuk denjon të japë përgjigje Edi Rama. 15.6 milionë euro; 27 kontrata sekrete ka marrë i njëjti nga AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit që është agjencia e Këshillit të Ministrave për Shoqërinë e Informacionit; 850 mijë euro i njëjti person. Dhe vetëm tenderin e fundit e ka fituar me 1.56 miliardë lekë ndonëse ka qenë oferta më e lartë. Normalisht që s’del vetë dhe fshihet prapa Fugës, d.m.th thyhet në dysh; d.m.th të fshihesh prapa Fugës do të thotë të thyhesh në dysh dhe të ulësh galiç, siç ulesh në banjo turke që të fshihesh prapa Fugës. Pse? Që të mos kthejë përgjigje pse i ka thënë 15.6 milionë euro baxhanakut të vet.
Ndërkohë statistikat kanë treguar se pikat e basteve janë 4-fishuar që kur Edi Rama erdhi në pushtet. E mbani mend “Fundin e marrëzisë”, por në fakt ka qenë fillimi i një marrëzie të paparë e të padëgjuar vënë në funksion për t’i dhënë të vëllait OlsiRamës, koncensionin e lojërave të fatit. Kemi kaluar nga 928 pika bastesh në 4230 pika bastesh. Këto janë faktet.

Jo vetëm kaq por sektori i vetëm që përfiton lehtësira fiskale me Edi Ramën është sektori i bixhozit, duke kaluar nga 25% në 15 % taksën për bixhozin. Biznesi i vogël falimentohet, futet në skemën e TVSH-së që çon dhe po çon drejt falimentimit të tyre. Fatura e ujit rritet me 40%, energjia elektrike rritet me 30%. Mesatarisht çdo biznesi i janë rritur detyrimet me 23%, si kombinim i të gjitha këtyre, ndërkohë bixhozit i ulet nga 25% në 15%.
Kjo tregon një tjetër tipar të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin, të qeverisjes së tij korruptive, që është qeverisje grabitqare, paratë i merren qytetarëve dhe i jepen në këtë rast familjarëve të kryeministrit. Nuk ndalon me kaq, i jepen miqve të tij.
Ne kemi denoncuar me dhjetëra afera. Afera e fundit është ajo e Papulit i cili përfiton 1.8 milionë euro nga dhënia me qera e makinave të Policisë. 127 tendera ka marrë miku i tij Agron Papuli që kur Edi Rama është bërë kryeministër. Rezulton që ka marrë 17.3 milionë euro nga buxheti i shtetit, vetëm një njeri.
Begon e thamë ka marrë 14 milionë vetëm me 3 tendera, ndërkohë që me ligjin e Prokurimeve Publike i ndalohet të marrë pjesë në prokurimet publike dhe nga ana tjetër kemi 45-50 biznese në ditë mesatarisht që mbyllin dyert.
Kemi 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollën në 5 vite të qeverisjes së Edi Ramës. Kemi 230 milionë euro, që të jem i saktë 229 milionë euro makina, karburant, bileta avioni, fasada, pajisje, zyra, komoditete, duke mos llogaritur këtu charter-at e Edi Ramës dhe shpenzimet e luksit në hotele me 5 yje të nivelit më luksoz në Europë dhe në Amerikë dhe bredhjet e tij në ekspozita me piktura në kryeqendrat më të shtrenjta të botës që kanë kushtuar miliona euro dhe për të cilat rezufon t’u bëjë transparencën shqiptarëve se kush i ka paguar këto shpenzime luksi.
Se një charter vetëm një fluturim nga Tirana në Romë apo në Stamboll apo në Ankara kushton mesatarisht 30 deri në 60 mijë euro, një charter i vogël. Kush i paguan këto para? Pse duhet të marrë kryeministri i vendit më të varfër në Europëcharter për të bredhur, kush ja paguan këto? Pse i paguajnë, nëse i paguajnë të tretët këto para? Çfarë marrin në këmbim të këtyre parave apo e kanë nga dashuria për shokun Edi?

Pyetje që mbeten pa përgjigje, por me deklarata bajate propagande, për të fshehur një stil jete prej sheiku që Edi Rama ka zgjedhur për veten e tij dhe për bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që shqiptarët rrëmojnë xhepat për qindarkën e fundit për të blerë sandale dhe këpucë për fëmijët që do të çojnë në shkollë.
Pra, këto të dhëna tregojnë qartë se buxheti i shtetit ka vetëm një synim, të rrëmbehet dhe të plaçkitet nga Edi Rama për familjarët e tij, për miqtë e tij, për klientelën e tij. Dhe ky është edhe qëllimi i vetëm pse Edi Rama mbahet me thonj pas pushtetit, për të vjedhur shqiptarët.
Ka privatizuar buxhetin e shtetit, ka privatizuar qeverisjen për të vjedhur shqiptarët, e konsideron Republikën e Shqipërisë një koorporatë private, buxhetin e së cilës e nxjerr nga taksat e xhepave të shqiptarëve dhe e përdor për xhepat e vet. Çdo lekë që nxirret nga xhepat e shqiptarëve përmes taksave përfundon në xhepat e tij, të familjarëve të tij dhe të klientelës së tij.
Fakt, Gjykata Europiane e Auditimit publikoi të dhënat se 30% e tenderaveRama i jep me negocim pa shpallje, pra nuk ka tender, zgjedh se kush do ta marri, me çmin në tavan. Dhe atëherë kur ka tender prapë e fiton ai që ka çmimin më të lartë dhe jo ai me çmim më të ulët.
Ky është një fakt i nxjerrë nga Gjykata Europiane e Auditimit, jo nga Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike.
Gjykata Europiane e Auditimit ka nxjerrë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tendera, se 26% e tenderave janë dhënë me ofertën më të lartë duke i kushtuar buxhetit të shtetit dhjetëra e qindra milionë euro.
Pasojat, po kështu kanë dalë në pah nga një sërë vrojtimesh prej agjencive të specializuara të cilat kanë faktuar, siç e thash me sipër disa të dhëna tronditëse dhe pasojat e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin dhe të braktisjes së njerëzve dhe qytetarëve.
1 në 6 nxënës ka braktisur shkollat, pra kemi 133 mijë fëmijë shqiptarësh që kanë braktisur shkollat. 51% e shqiptarëve deklaruan në vrojtimin e Barometrit Ballkanik se janë përjashtuar nga shoqëria, se kriza ekonomike dhe korrupsioni po rrënojnë jetët e tyre. 48% e shqiptarëve kanë deklaruar se një nga pengesat kryesore në jetën e tyre, korrupsioni në shëndetësi, spitalet dhe ilaçe.

Natyrisht, sepse 300 milionë euro që mund të bëheshin barna shtesë në listën e barnave të rimbursueshme, që mund të ktheheshin në kujdes më të lartë mjekësor, në paga më të larta për mjekët, në më shumë kryeinfermier dhe infermier të trajnuar, përfundojnë në xhepat e 3 koncensionarëve të Edi Ramës.
85% e shqiptarëve janë shprehur në vrojtimin e fundit të Barometrit Ballkanik, se pasuria e vendit iu shkon të pasurve dhe diferenca mes të pasurve dhe të varfërve është rritur dhjetëra herë brenda një viti. Natyrisht bëhet fjalë për perceptim por siç e dini, siç tregojnë edhe faktet që preka më herët ky perceptim është bazuar mbi të dhëna konkrete.
Pra, kjo hedh në erë edhe propagandën bajate që Edi Rama bën me njerëzit, shfaqjet që bën me njerëzit i ka vetëm për propagandë, faqen e internetit e ka për të shmangur çdo kontakt njerëzor me shqiptarët. Sepse kontaktin njerëzor e ka rezervuar me banditët dhe me oligarkët.
Fakton po kështu se as arsimi, as rinia nuk janë prioritet për Edi Ramën, siç nuk janë as shëndetësia, as punësimi.
Së fundmi, skandali që shpërtheu para disa ditësh dhe që zbulon para shiqptarëve dhe atyre miqve të huaj që kanë patur ndonjë dyshim deri tani, se si Edi Rama kontrollon sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe procesin e vetingut, është skandali i Strasburgut.
Kur dërgohen emisarët e Edi Ramës për të kërcënuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg për ta joshur dhe kërcënuar, që të marrë krahun e qeverisë në çështjet e shtetit shqiptar. Pra, që të ndalohen proceset e pronarëve shqiptarë në Strasburg, imagjinoni se çfarë presioni i bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të mbyllin dosjet, që të mbrojnë dhe mos ndëshkojnë bandat e lidhura me Edi Ramën dhe ministrat e zyrtarët e lartë të Edi Ramës të kapur në mënyrë flagrante në korrupsion dhe vetë Edi Ramën.
Imagjinoni se çfarë korrupsioni iu shtrohet atyre komisionerëve të vetingut që nuk vijnë drejtpërdrejtë nga paradhoma e Edi Ramës. Se ka edhe të tillë në komisionin e vetingut, që vijnë nga paradhoma e Edi Ramës, dhe janë kontigjente kriminale, komisionerëvetingu që janë kontigjentë kriminale; janë subjekt i ligjit “Antimafia” dhe janë komisionervetingu. Hiq këta që i ka jo në xhep, por në poture, të tjerët imagjinoni se çfarë presioni iu bëhet që të mbahen në sistem gjyqtarë të korruptuar, me damkë, shkelës flagrantë të ligjit, mbrojtës të vrasësve të policëseve, dhunues të Kushtetutës; nga Ardian Dvorani tek Dritan Halluni me shokë.

Të paktën 11 të tillë të cilët gjyqtarë dhe prokurorë që edhe nga raportet e komisionit të vetingut dukshëm nuk plotësojnë kriteret e pastërtisë të figurës apo të justifikimit të pasurisë. Por i duhen Edi Ramës si kontingjent në drejtësinë e kapur, për të mbrojtur aferat korruptive, grabitur, vjedhjen që iu bëhet shqiptarëve dhe kontingjentin kriminal.
Këto pra janë lajmet e verës, të cilat rikthehen edhe një herë në vëmendje situatën e rëndë ku është vendi; bashkëqeverisje me kriminelët, ekonominë në rënie totale, pa investime të huaja, pa prodhim. E patë studimin e fundit, 100 kompanitë më të mëdha shqiptare sa prej tyre prodhonin?
Struktura e ekonomisë është një strukturë sot tërësisht e diktuar nga kapja ekonomike, janë kompani që ose marrin tendera, ose pastrojnë paratë e krimit. Mirëqenie në rënie, varfëri në rritje të njerëzve. Ndërkohë një Ramë me varësi ndaj krimit, ndaj drogës dhe luksit.
E gjitha ka me origjinë kapjen e qeverisë nga krimi, kapjen e kryeministrit nga krimi. Sepse mendoj se nuk do shpjegim të gjatë, krimi kurrë nuk ka prodhuar dhe nuk prodhon mirëqenie, prodhon vetëm viktima, prapambetje dhe përplasje sociale dhe politike.
Shqipëria është në prag të katastrofës. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë sepse po vazhdoi kombi, vendi do të bjerë në greminë. Në qoftë se ne e lejojmë që kjo gjendje të vazhdojë jo vetëm që do të bjerë në greminë por do të duhen dekada që të dalë nga kjo greminë.
Kështu që detyra kryesore është të ndalim rënien e vendit në një humnerë totale. Për këtë arsye prioritet tona mbeten të pandryshuar, nga këto 5-6 javë, apo 4-5- javë të gushtit, prioritet mbetet shkëputja e lidhjeve qeveri-krim; që do të thotë minimalisht një kryeministër dhe një ministër i Brendshëm i palidhur me krimin, do të thotë po kështu të japim fund kapjes së drejtësisë nga ekzekutivi, që është fundi i një republike kushtetuese dhe që prodhon mostra të tilla, si ligji “Fusha” ku me ligj special grabitet prona publike për një qëllim privat dhe kriminal, që është ndërtimi i kullave me paratë e drogës. Para të tjera në ekonomi nuk po pompohen, e patë niveli i kreditimit ka rënë.
Niveli i leje të ndërtimit në Tiranë është rritur 5-6 fish, kredia ka rënë. Pse? Sepse në themel të ndërtimit, të këtyre lejeve të ndërtimit është pastrimi i parave të pista të drogës dhe të krimit që është edhe mortaja ekonomike që po shkatërron ekonominë dhe po shkatërron vendet e punës.

Pra, prioriteti i parë mbetet ndërprerja e lidhjeve të krimit me politikën, ndërpreja e lidhejve të krimit me qeverinë. Një qeveri e çliruar nga krimi është një kusht i patejkalueshëm për çdo proces tjetër. Nuk do të ketë proces normale politike, as reforma, as zbatim reformash, as zgjedhje normale sa kohë që do të kemi një kryeministër të lidhur me krimin dhe vendin në dorë të bandave kriminale.
Ky është prioriteti numër një i opozitës, i cili do të diktojë po kështu planin e punës opozitare, ku natyrisht Partia Demokratike si forca kryesore opozitare do të ketë rolin e saj veprues.
Pyetje: Z. Basha, presidenti Meta ktheu për shqyrtim ligjin për Teatrin, do ti kalojë seancës. PS i ka votat, çfarë do të bëjë opozita nëse maxhoranca nuk do të ndryshojë qëndrim?
Basha: Qëndrimi politik i Partisë Demokratike është i qartë, prioriteti absolut është shkëputja e lidhjeve të krimit më qeverinë. Sa kohë kemi një kryeministër të lidhur me krimin, asnjë proces politik nuk ka besueshmëri. Çdo përpjekje edhe për të sjellë në binar kushtetuese, reformën në drejtësi një kryeministër të lidhur me krimin sepse ai ka interesa të tjera. Ka interesa që prokuroria të mos hetojë as Çyrben, as Ballën, as Xhafën, as Tahirin, sepse i bie pastaj të hetojë kokën e kësaj pune që është Edi Rama.
Pra, duhet të jemi fare të qartëqë ky është prioriteti kryesor. Duke qënë se ky është prioriteti kryesor, dua ta them qartazi dhe shkoqur edhe bashkëkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, që mesa duket se kanë dëgjuar disa apo skanë dashur ta dëgjojnë.
Nuk ka asnjë pakt me Partinë Socialiste. Dhe nuk do të ketë asnjë pakt me Partinë Socialiste për Reformën Zgjedhore, para se ne ti japim përgjigje dhe zgjidhje politike, katastrofës në të cilën ndodhet vendi dhe para se ne të arrijmë në akord opozitar, me të gjitha forcat politike të opozitës. Gjithçka tjetër është mashtrim, I cili bëhet me qëllim për të intensifikuar thashethemnajet e verës se do të ketë një tjetër pakt Rama-Basha. Nuk do të ketë një pakt tjetër Rama-Basha. Nuk do të ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi i Partisë Demokratike dhe i imi është ti japim fund një orë e më parë, një qeverie të lidhur me krimin. Sepse pa i dhënë zgjidhje politike këtij problem

Gjithçka që ka ndodhur këto 6 javë, këto 5 vite, do të ndodhë edhe më keq në javët, muajt dhe vitet e ardhshme, dhe Shqipëria nuk e mban dot më.
Me shifra, 13% e shqiptarëve kanë braktisur vendin.
Me shifra 86% e shqiptarëve duan të ikin.
Nuk do presim ne të zbazet Shqipëria e të kemi pashallëkun e Edi Ramës në vend të Republikës së Shqipërisë.
Pra, të jemi fare të qartë!
Nuk do të kemi as bashkëqeverisje me Edi Ramën dhe as pakt me Edi Ramën, as zgjedhor pa i dhënë zgjidhje politike katastrofës në të cilën ndodhet vendi.
Ligji për Teatrin, apo “Ligji Fusha” le të themi, sepse nuk ka Ligj për Teatrin, sepse po të ishte Ligj për Teatrin nuk do të ishte ligj për kullat.
Teatri i intereson Edi Ramës, sa kohë që mund të ndërtojë kulla.
Po nuk pati kulla nuk ka interes.
Dua t’i përsëris thirrjen time të prerë, të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk-mëk. Shansin ia ka dhënë Presidenti me kthimin e Dekretit e arsyetuar në mënyrë të plotë.
Dua ta përshëndes edhe personalisht këtë akt dhe arsyetimi që shpalos para shqiptarëve qartë shkeljet kushtetuese.
Pa një pa dy, të tërheqë Ligjin “Fusha”.
Mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë! Mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë!
Se çfarë do të bëjmë, do ta shikoni. Nuk kam ndërmend ta njoftoj nga kjo sallë.
Por mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë, sepse ajo do të jetë siç ju thash edhe më parë, do të jetë një shpallje e konfrontimit dhe përplasjes civile.
Do të thotë; Të asgjësosh Kushtetutën!
Do të thotë, që nga ky moment, ai mund të ndërmarrë akte të tjera, kur s’ka Gjykatë Kushtetuese, mund të thotë e zëmë “Ezmerët nuk lejohen të hyjnë në Tiranë dhe lëkurbardhët do të jenë vetëm në Korçë”.
Po marr ligjet e profilit racial për t’ju thënë se ku mund të shkojë çmenduria nqse ne lejojmë që mazhoranca të diktojë një Ligj antikushtetues, për grabitjen e pronës publike për të pastruar paratë e drogës.
Se interes tjetër nuk ka.

Mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë sepse do të përballet me pasojat më të paparashikueshme.
Ajo është vija e kuqe!
Edi Rama ta mbajë këtu, vath në vesh! Mos ta kalojë vijën e kuqe sepse përndryshe, ta dijë që jo vetëm procesi politik që e ka asgjësuar vetë nuk do të funksionojë, por gjithçka do të jetë në dorë të njerëzve.
Nqse ti njerëzit i merr dhe themelin e bashkëjetesës paqësore, që është Kushtetuta, atëherë njerëzit do të marrin në dorë atë që iu takon, sepse sovraniteti nuk i takon as Edi Ramës, as banditëve, i takon njerëzve.
Do ta marrin në dorë dhe këtu opozita nuk dikton më se me çfarë mjetesh e marrin në dorë.
Pyetje: Z. Basha, ju deklaruat se veprimet e opozitës do të ndërmerren në varësi të veprimeve të qeverisë, megjithatë, ditën e hënë nis sesioni i ri parlamentar, çfarë raportesh do të ketë Grupi parlamentar i PD-së me Parlamentin?
Basha: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e hënë paradite, siç do të mblidhen edhe aleatët tanë dhe ne do të diskutojmë për detajet organizative dhe formën që do t’i japim aksionit tonë politik në funskion të platformës sonë politike që kemi konsultuar në fund të muajit korrik me të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike në Shqipëri në mbi 60 aktive të Partisë Demokratike, ku piketat kryesore mbeteten ato që ju thash;
• Shkëputja e lidhjeve të krimit me qeverinë dhe qeverisë me krimin,
• Dhënia fund e kapjes së drejtësisë nga qeveria
• Kriza ekonomike
Këto janë tre prioritetet tona kryesore.
Pyetje: A ka koordinim mes partive opozitare në lidhje me këtë?
Basha: Sigurisht, të përditshëm dhe të përnatshëm.
Pyetje: Kam një pyetje në lidhje me një deklaratë të përsëritur të zonjës Kryemadhi në lidhje me kandidaturat e opozitës për zgjedhjet lokale. Ajo për të dytën herë ditën e djeshme ka deklaruar se Partia Demokratike dhe LSI duhet të dalin edhe me kandidatura të përbashkëta. Keni një vendimmarrje në lidhje me këtë?
Basha: Unë e lexova deklaratën e zonjës Kryemadhi ku ajo shprehet se nuk është sekret që opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale. Kjo është një shprehje e vullnetit të LSI-së nga kryetarja e LSI-së, sikundër edhe vullneti im dhe i aleatëve të tjerë, është që natyrisht që opozita do të përballet e bashkuar me të gjitha sfidat, por jo vetëm ne, jo vetëm faktorët politikë, por ne po kërkojmë dhe do të zhvillojmë instrumentet që ky bashkim të jetë sa më i madh i shqiptarëve dhe jo vetëm i faktorëve politikë. Dhe një nga këto sfida është pa dyshim edhe sfida e zgjedhjeve lokale, por siç ju thash, në rendin e prioritetev e, prioritet numër një është, shkëputja e lidhjeve midis krimit dhe qeverisë dhe ky është një prioritet absolut i Partisë Demokratike i aleatëve tanë, i çdo aleati tonin, dhe natyrisht i imi si kryetar i opozitës.

Pyetje: Çfarë qëndrimi keni në lidhje me premtimet e artikuluara nga Presidenti Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve. A mendoni se duhen korrigjuar kufijtë për të arritur në një marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë?
Basha: Për këtë çështje qëndrimi im është bërë publik në takimet që kam patur së fundmi me Presdenten e Kroacisë por edhe në takimet e tjera që kam patur në nivelet e larta në Berlin, Uashington dhe me përfaqësuesit më të lartë të diplomacisë Britanike. Është e qartë dhe e thjeshtë për t’u kuptuar se sovraniteti i Kosovës është në duart e popullit të Kosovës. Ky sovranitet bazohet në Paketën Ahtisari që është kompromisi historik i Kosovës për të arritur pavarësinë e njohur sot nga 117 vende. Nga të cilat 111 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Nga 193 që ka OKB, 111njohin Pavarësinë e Kosovës, shtetin e Kosovës me kufijtë përkatës. Pa dyshim që ne mbështesim si Parti Demokratike, dhe e kemi bërë këtë publikisht të ditur, dialogun, për të çuar drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke Prishtinë- Beograd, si një parakusht për ecjen përpara të të dy vendeve drejt anëtarësimit të plotë në BE. në rastin e Kosovës, edhe në anëtarësimit të saj në NATO. Paketa Ahtisari nuk lë asnjë vend për mëdyshje. Ajo përcakton qartë integritetin territorial, formën unitare të qeverisjes, dhe i bashkëngjit asaj vullnetin e shprehur të popullit të Kosovës, përmes përfaqësuesve legjitim të popullit të Kosovës, Parlamentit të Kosovës, për një Kosovë anëtare të BE dhe NATO. PketaAhtisari është themel i paqes dhe stabilitetit në rajon, sikundër përbën së bashku me marrëveshjen e Ohrit dhe Dejtonit, themelet mbi të cilat është ndërtuar një Ballkan në paqe, sepse në paqe ka qenë, pavarësisht se gangsterat e Ballkanit pretendojnë se e sollën ata paqen, Ballkani në paqe ka qenë këto 18 vite, por që duhet të luftojë për të arritur bashkëpunimin rajonal dhe për të plotësuar reformat që na fusin në BE. Momentin që jemi në BE, kufijtë nuk kanë më asnjë lloj kuptimi. Ç’kuptim ka kufiri Franko-Gjerman. Besoj shumica prej jush ka patur mundësinë të udhëtojë nga Franca në Gjermani, apo Gjermania në Francë. Ose Italo-Austriak. Ka ndonjë kuptim kjo? Mallrat, njerëzit, kapitali, kalojnë pa asnjë farë vështirësie. BE këtë ka vlerë, që i zeron kufijtë dhe i bën rregullat, ligjet, të drejtat e qytetarëve pavarësisht se jeton në Lizbonë apo Bratisllavë, në Helsinki apo në Nikosia, prandaj parimisht dua të përsëris atë që i kam thënë përfaqësuesve më të lartë europianë dhe amerikanë jo vetëm këto gjashtë muaj, por që prej tetorit 2010 kur m’u paraqit për hërë të parë nga drejtues serbë idea e rikonfigurimit të kufijve të Ballkanit, se kjo në thelb është një ide anti BE dhe anti NATO. Shpreh bindjen e thellë se BE dhe SHBA janë aksionerë kryesorë të paqes në Ballkan dhe mbështetësit kryesorë të orientimit Euroatlantik dhe Europian të Ballkanit. Nuk do të lejohet të zhbëhet investimi i tyre prej tre dekadash. Miliarda dollarë dhe miliarda euro dhe qindra mijëra bija e bij në perëndim që kanë shërbyer me apo pa uniformë në këto tre dekada për të na sjellë në këtë ditë. Ndaj sfida për të gjithë drejtuesit e udhëheqësit e vendeve të Ballkanit në qeveri apo në opozitë, është të realizojnë reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar sa më shpejt në BE dhe NATO , për të hedhur hapat e nevojshëm edhe pa u arritur ky anëtarësim i plotë të BE vendet tona me një vullnet të mirë, të reduktojnë në maksimum domethënien e kufijve. Kjo ka qenë një platformë për të cilën unë kam punuar si Ministër i Brendshëm, kam arritur edhe dakordësi me përfaqësuesit relevantë të qeverisë serbe në një kontekst ballkanit që ne të kemi një shengen ballkanik ku njerëzit të udhëtojnë pa kontrolle kufitare. Kjo pra duhet të jetë në bindjen dhe vizionin tim dhe në qëndrimin e palëkundur të PD, ku ne do të mbështesim fuqimisht do të qëndrojmë prapa çdo përpjekje popullit të Kosovës dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës për të avancuar procesin e dialogut por duke qëndruar fuqimisht në parimet e sovranitetit, integritetit territorial dhe natyrës unitare të qeverisjes së Republikë së Kosovës.

Pyetje: Ju thoni se nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS-në, ne duam të dimë nëse do të ketë hapa konkretë, jeni mbledhur si opozitë për të marrë vendime konkrete se cilat do të jenë ndryshimet që do të jenë në kodin zgjedhor për zgjdhjet lokale konkretisht. Çfarë propozoni, sepse po përflitet që nuk do të ketë ndryshime.
Basha: Edhe një herë dua ta bëj fare të qartë pozicionin tonë të bashkërenduar me të gjithë aleatët tanë; prioritet i parë është të sigurojmë një proces zgjedhor ku; Nuk shitet e nuk blihet vota, nuk dhunohet komisioneri dhe votuesi, ku garantohet që qytetarët shqiptarë ta shprehin të lirë vullnetin e tyre. Të jenë ata që e zgjedhin qeverinë, jo kriminelët. Sepse nqse kriminelët zgjedhin qeverinë, atëherë kemi këtë situatë që kemi sot. Një Parlament me të emruar të krimit, një kryeministër të lidhur me krimin, një Ministër të Brendshëm, vëlla të një trafikanti, një kryetar të Grupit Parlamentar që e pranon haptazi miqësinë me një njeri të dënuar si pjestar të bandave dhe të narkotrafikut. Pra kjo situatë zgjidhet vetëm nqse ne garantojmë një proces normal zgjedhor. Pra, pak rëndësi ka sistemi. Nqse ne zgjedhim sistemin më të mirë, dhe nuk zgjidhim problemin e tjetërsimit të votës, atëherë jemi në vend numëro. Partia Demokratike dhe unë mbetemi të hapur për të diskutuar në rradhë të parë me aleatët tanë dhe së dyti me një Parti Socialiste të çliruar nga pengmarrja prej krimit të organizuar, të gjitha mënyrat se si mund të avancojmë por objektivi ynë është ai që kam shpallur tash sa kohë, që qeverisja t’u takojë njerëzve, t’u takojë qytetarëve, dhe pa dyshim nqse zgjidhet problemi i cënimit të votës, ka mënyra dhe forma se si kjo mund të garantohet për të cilat jam shprehur dhe jam gati të shprehem qartë. Por nqse shprehem sot do të krijoj iluzionin se kjo vetëm mund ta zgjidhë problemin, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin për sa kohë që ne nuk garantojmë që ligji të zbatohet edhe një Reformë zgjedhore në letër, do të mbetet në letër.
Për sa kohë ne nuk garantojmë një qeverisje të ndarë nga krimi, gjithçka tjetër është vanitet.
Prandaj prioritet kryesor mbetet shkëputja e lidhjeve midis qeverisë dhe krimit.
Prioriteti kryesor mbetet shkëputja e lidhjeve mes qeverisë dhe krimit. Prioriteti numër një që do t’i hapë rrugën një reforme zgjedhore është që te paktën Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm të mos jetë i lidhur me krimin.
Nuk kam ndërmend t’ju englendis as ju askënd tjetër me propozime, sepse ato janë të pafundme dhe mund të përbëjnë lajm për atë që nuk e kupton që nuk është lajm.
Lajmi është ky; asnjë propozim nuk do të sgjidhë krizën e kapjes së qeverisë me krimin pa zgjidhur këtë problem çdo propozim është maskë, si ato që prodhohen në Shkodër dhe shiten në Venecia.
Ne nuk do të bëhemi maskë për fytyrën lebroze të procesit politik sot në Shqipëri. Sot nuk ka proces politik por është i diktuar nga krimi dhe kriminelët.

Pyetje: Z.Basha në kushtet e asaj që ju e quani në bashkëqeverisje me krimin, dhe refuzimit për të bërë një pakt me kryeministrin Rama, cila mendoni se do të jetë rruga që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Të paktën në atë që ju shprehët, ishin kushtet e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore pa u plotësuar disa kushte. Kryeministri ka deklaruar gjithashtu se do të paraqesë në shtator për opozitën. Do të merret në konsideratë kjo plarformë? Përfshirë edhe disa nga ligjet për reformën në drejtësi?
Basha: Platformën për Reformën në Drejtësi e kemi parashtruar nga kjo sallë dhe është propozim i Partisë Demokratike dhe i aleatëve për të dalë nga situata e kolapsit të Reformës në Drejtësi. Por kjo plaftormë siç e thash kërkon besueshmëri politike. Që do të thotë se në anën tjetër të tavolinës nuk mund të jenë as ata që dhunuan Kushtetutën e 22 korrikut dhe paktin politik të 22 korrikut dhe që kanë kapur sot Prokurorinë, Gjykatat dhe Komisionet e Vettingut, do të thotë që sikundër në rastin e Reformës Zgjedhore, kemi nevojë për një partner të besueshëm dhe kur them të besueshëm nuk po themi të mos jetë socialist, sepse ka një Parti Socialiste, por ky partner i besueshëm nuk mund të jetë një njeri i lidhur me krimin sepse pak rëndësi ka se ai thjesht dhe vetëm ka krimin nën urdhëra apo është në një formë apo një formë tjetër i marrë peng nga krimi, pak rëndësi ka. Për sa kohë që në anën tjetër të tavoliës ku ndërparti, analogu, diktohet jo nga interesi publik i shqiptarëve, interesi i socialistëve shqiptarë, por nga interesat e krimit, çdo proces qoftë reforma zgjedhore apo ajo në drejtësi nuk mund të ketë besueshmëri dhe nuk mund të çojnë tek produkti që duan qytetarët, gjyqtarë dhe prokurorë që ndëshkojnë dhe nuk mbrojnë politikanë të lidhure me krimin, bandat dhe korrupsionin dhe një sistem zgjedhor ku shqiptarët të zgjidhin formën e qeverisjes të lirë dhe të pandikuar nga blerja e votës dhe falangat kriminale.
Pyetje: Si do të jetë marrëdhënia me Parlamentin. Është të hënën. Do të jetë normale apo do të jetë strategjia e bllokimit që ju keni përdorur në fund të sesionit të fundit.
Basha: Siç i thash edhe koleges suaj Metaj, nuk kam ndërmend t’ju zbërthej teknikat opozitare për të matrerializuar aksionin politik. Këndvështrimi im është i qartë dhe ne do të ecim në bazë të një plani të mirëfilltë opozitar dhe jo adhoc dhe kuturu. Pak rëndësi ka forma, por përmbajtja. Edhe këtu kontrasti është i qartë me kundërshtarin tonë politik i cili sot për fat të keq qeveris vendin. Dje u tha lezhianëve, që kjo më ka mbetur, t’ju surprizoj me veshjen time. Shkon me tuta dhe atlete në samite dhe me kostum tek njerëzit e thjeshtë, kjo ju ka mbetur t’ju surprizojë. Nqse për të është forma dhe me anë të formës justifikon përbajtjen grabitqare dhe bashkëqeverisjen me krimin, këtu në selinë e Partisë Demokratike rëndësi ka përbajtja.
Përmbajtja është kjo:
Prioriteti numër një është të shkëputja me lidhjet e krimit me qeverinë, që do të thotë: të kemi një kryeministër dhe një ministër të Brendshem që nuk janë të lidhur me krimin. Ne do të bëjmë të gjitha detyrat që na takojnë, kjo është një parti politike: Ndërgjegjësimin, vetëdijësimin e qytetarëve, aksionin tonë politik, protestat, gjithçka. Arsenalin opozitar do ta vëmë të gjithin në lëvizje për ta arritur këtë qëllim. Se si, do ta shikojmë dhe do të shpaloset hap pas hapi.

Pyetje: Jemi 10 muaj larg nga zgjedhjet lokale, në këtë situatë politike, me këtë kryeministër, me këtë Ministër të Brendshem, Partia Demokratike a do të hyjë në zgjedhje apo ka opsione të tjera?
Partia Demokratike do të nisë paralelisht, procesin e zgjedhjeve të brendshme në shtator dhe procesin e identifikimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe natyrisht do të përgatitet për zgjidhjen politike, e cila nuk mund të jenë zgjedhjet lokale.
Pra ne do të jemi në një proces aktiv me të gjitha strukturat, me gjithë anëtarësinë tonë, me gjithë simpatizantët tanë, natyrisht bashkë me aleatët por jo vetëm, edhe me faktorë të tjerë politikë dhe atë pjesë të shëndoshë të Shoqërisë Civile që të identifikojmë njerëzit më të mirë, në mënyrë që si në zgjedhjet lokale si në zgjedhjen tjetër politike, që natyrisht do të kalojë nëpërmjet zgjedhjeve politike të parakohshme, të kemi përfaqësimin më dinjitoz. Të kemi përfaqësimin e elitës së mendjes dhe shpirtit të kombit për të bërë një kontrast të thellë me bashkëqeverisjen me krimin që është sot realitetit që duam dhe do ta përmbysim.
Unë kam bindjen e thellë se me një mobilizim kombëtar ne do t’ia dalim! Nuk do ta lëmë Shqipërinë të vithiset në humnerë. Jemi në prag të vithjes në humnerë por ne nuk do ta lëmë dhe ky është prioriteti ynë.
Pyetje: Zoti Bashan në Kuvend gjatë këtyre tre javëve do të shqyrtohet dhe kërkesa e dy organeve të Vettingut për më shumë personel dhe më shumë paga. Vjet i keni mbështetur këto dy kërkesa, ju do ta mbështesni këtë herë apo do ti qëndroni gjykimit tuaj se ky proces është nën kontrollin dhe ndikimin e kryeministrit Edi Rama?
Ne qëndrimin tonë e kemi shprehur qartë. Një nga arsyet kryesore se pse kontrollohet sistemi i drejtësisë, është sepse janë emëruar njerëz të tillë, si në prokurorinë e përgjithshme, apo kanë mbetur njerëz të tillë në gjykata, të cilët nuk duhet të ishin sot gjyqtarë dhe prokurorë, sepse siç e thashë pak më përpara, kanë një arkiv të qartë të shërbimit politik, të shërbimit ndaj krimit dhe të lidhjeve korruptive.
Në këtë kuadër, duke vlerësuar performancën e deritanishme të komisioneve të vettingut do të marrim edhe vendimet tona sa i përket hapave të tjerë. Në parim ne e kemi mbështetur, në fillim para se procesti të niste, që të kishin më shumë mjete financiare. Sigurisht nuk mund të them se jam i entuziasmuar që sot kemi të paktën një anëtar të Komisionit të Vettingut të lidhur me botën e krimit dhe me zyrtarët më të lartë të Edi Ramës.
Sikundër kemi dhe një jurisprudencë vendimesh të cilat vënë në pikëpyetje, integritetin e procesit të vettingut. Dhe këtu e kam fjalën për ato vendime që kanë lejuar një numër jo të vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh ta kalojnë vettingun, ndërkohë që këta gjyqtarë dhe prokurorë kanë liruar vrasës të policëve. Kanë shkelur hapur Kushtetutën dhe janë përfshirë në skandale grabitje pronash. Për të thënë vetëm disa prej rasteve flagrante dhe prapë se prapë e kanë kaluar vettingun.

Pyetje: Zoti Basha, për tu përqëndruar pak tek ekonomia, ju sapo folët për ngjarjet kriminale, ndërsa kryeministri foli për suksesin e sezonit turistik. Sipas të dhënave që ju keni, cili është ndikimi që kanë pasur këto ngjarje në këtë sezon turistik? Dhe një koment për futjen në tregun e fluturimeve të kompanisë AirAlbania me kapital shtetëror?
Basha: AirAlbania, është një ndërmarrje korruptive dhe e paligjëshme e shtetit shqiptar dhe e Edi Ramës. Nuk ka asnjë ndryshim nga PPP-të dhe konçencionet e tjera korruptive, vetëm I jep Edi Ramës një mundësi të certifikuar me ligj, pra Ii jep një mundësi të ketë një shoqëri ajrore në kontrollin total të tij. Ne e pamë se çfarë ndodhi kur Edi Rama krijoi flotën e avionëve të drogës, që e quajti mushkonja. Imagjinoni se çfarë do të ndodhë kur të ketë avionët e tij personal. Përfundimisht është një aferë korruptive me sfond kriminal e cila si çdo korrupsion, si çdo PPP, do ti nënshtrohet me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, një ligjislacioni të posaçëm që do ta bëjë vettingun të duket si një piknik. Për të gjitha!
Natyrisht që sezoni turistik, siç kanë vërejtur dhe mediat, ka qënë më i mjeri i dekadës së fundit dhe për këtë mjafton të merrni, siç keni marrë përshtypjet e operatorëve turistikë, të hotelierëve, të restorantëve, nga Ksamili në Velipojë. Si mund të ketë një sezon të suksesshëm turistik në Shqipëri, qeverisja e së cilës ka braktisur detyrën dhe ka rendur pas qefeve dhe lukseve, charterave privatë dhe pushimeve me kriminelët.
Pyetje: Zoti Basha, para disa javëve keni paralajmëruar amendimin e ligjit Antimafia, për shkëputjen e politikës nga krimi. Keni paralajmëruae se do ta prezantoni në shtator. Nëse mundeni mund të na thonë disa prej këtyre pikave? A prek direkt ndëshkimin e pushtetarëve që kanë lidhje me organizatat kriminale?
Basha: Sapo ju thashë se sa I përket konçencioneve dhe PPP-ve, ne do të parashikojmë në legjislacionin shqiptar, si pjesë e ligjit Antimafia apo jo kjo është një çështje teknike, një legjislacion që do të mundësojë një vetting shumë të rreptë të çdo entiteti publik dhe privat përfshirë në konçencion dhe PPP. Që do të thotë se si entiteti që ka dhënë PPP-në, qoftë kjo një bashki, që nga bashkia e Tiranës e deri tek Këshilli I Ministrave, kryeministri, ministrat, nga ana tjetër çdo kompani do ti nënshtrohen një “procesi automatik vettingu”, për të parë se në çfarë dimensionesh qëndron korupsioni i pamohueshëm nëpër afera që u kanë grabitur shqiptarëve miliarda euro. Dhe vazhdojnë ti grabisin shqiptarëve miliona euro nga xhepat e tyre.
Pra për tu ndalur tek kjo çështje, zotimi im public si kryetar I Partisë Demokratike është se: me ardhjen tonë në pushtet, çdo konçencion, absolutisht çdo konçencion, do ti nënshtrohet një procesi ligjor, por përdor fjalën vetting meqë shqiptarët e njohim tashmë këtë fjalë, vetting kontrolli të imtësishëmaplikantit që ka fituar një kontratë të tillë dhe veprimeve administrative duke nisur me kryeministrin e vendit dhe duke përfunduar me nëpunësin më të thjeshtë që ka nënshkruar një copë letër.
Në qoftë se kjo do të kërkojë gjashtë muaj, gjashtë muaj do të marrë. Nëse do të kërkojë një vit, një vit do të marrë. Sikur asgjë tjetër të mos bëjmë vitin tonë të parë në pushtet, ttë jeni të sigurtë se do të bëjmë më shumë se kaq, kësaj do t’i shkojmë deri në fund.
Bëhet fjalë për miliona e miliarda euro, të cilat i janë zhvatur me të padrejtë shqiptarëve dhe të cilat do tu kthehen shqiptarëve.
Pyetje: Gjatë fjalës tuaj folët shumë për problemet e sigurisë, lidhjet e ministrit të brendshëm me krimin si dhe mosveprimet e prokurorisë. Me këtë situatë ku sipas jush policia dhe prokuroria nuk është në krah të qytetarëve, çfarë veprimesh konkrete do të bëni ju pasi kjo është përtej politikës? Vetëm gjatë verës flasim për 40 jetë të humbura!
Basha: Duhet ta kuptoni se ne nuk jemi as prokuroria, as hetuesia dhe as nuk kemi një polici paralele. Policia e opozitës apo gjykatat e opozitës, apo prokuroria e opozitës. Ne jemi një parti politike dhe kemi për detyrë, jo vetëm të denoncojmë të keqen, por edhe të ofrojmë edhe zgjidhjen politike. Zgjidhja nuk bëhet as në mes as me këmbët e problemit, por bëhet te koka e problemit.
Pse kemi sot, siç e konstatuova unë më parë dhe ju, një situatë të shpartalluar të rendit public? Sepse nuk kemi polici, nuk kemi prokurori dhe nuk kemi gjykata. Sot shantazhohet gjyqtari në mes të ditës, siç e tregojnë provat e audioregjistrimit në Strasburg. Sot qëllohen në mes të ditës gazetarët, siç u qëllua dje familja e KlodianaLalaës! Qëllohen biznesmenët, siç e dini fare mirë! Grabitën qytetarët dhe policia në vend që ti ndjekë këto raste, shoqëron banditët dhe kriminelët me furgon policie. Këta të parët bredhin me makina të blinduara. Nga Shkodra në Elbasan, Shijak, Durrës, në Vlorë dhe kudo.
E gjithë kjo situatë nuk do të vinte kurrë nëse nuk do të kishim një kryeministër të lidhur me krimin. As Bajrët, as Shullazët, as Habilajt, as Balilajt, as Sanxhaktarët, as Çelajt, asnjë nga këta nuk do të guxonte sot të tregonte fytyrën, jo më të diktonte ligjin nga Shkodra në Vlorë, në qoftë se nuk do të kishte mbështetjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Mbështetje e cila është pjesë e bashkëqeverisjes me krimin.
Bashkëqeverisja me krimin është prodhimi normal I një partie që ka ardhur në pushtet me krimin. Socialistët e thjeshtë nuk e kanë idenë se kush është Çyrbja, apo ai tjetri me numër 6 në listën e Durrësit, siç nuk e kanë idenë për shumë të tjerë që janë sot deputetë të Partisë Socialiste dhe skanë si ta kenë idenë sepse ata nuk I kanë emëruar socialistët. Ata i ka emëruar krimi, bandat i kanë emëruar.
Pra, me dekriminalizimin e hoqëm mundësinë për shumë njerëz që të kandidonin, kriminelë njerëz të dënuar, po Edi Rama i dha këtë zgjidhje: Dakord ti nuk kandidon dot, por më sill një të njohurin tënd. Më sill djalin, vajzën, më sill një person tëndin të besuar. Këta janë kandidatët e krimit sot në Parlament. Këta janë deputetët e krimit në Parlament dhe autori I kësaj është Edi Rama. Një parlament i kriminalizuar, një qeveri e kapur nga krimi, një kryeministër me lidhje kriminale, janë arsyeja se pse kemi sot rendin e shpartalluar dhe bandat që bëjnë ligjin.
Prandaj zgjidhja është një dhe vetëm një!
Largimi një orë e më parë i lidhjeve kriminale të qeverisë, një kryeministër dhe një Ministër i Brendshëm që nuk janë të lidhur me krimin, është çelësi i cili hap derën e proceseve politike shumë të rëndësishme, siç është refoma zgjedhore, reforma në drejtësi sipas Kushtetutës.
Pyetje: Do na njihni pak me axhendën tuaj dhe të opozitës, çështjet prioritare të fillimit të sezonit të ri politik?
Basha: Prioritetet tona janë tre dhe nuk kanë ndryshuar në këto tre javë e gjysëm: Është shkëputja e lidhjeve të qeverisë me krimin. Pra një qeveri me një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që nuk kanë lidhje me rrjetet kriminale. Është dhënia fund e kapjes së drejtësisë nga qeveria dhe për këtë rruga që kemi parashtruar është zbatimi i reformës në drejtësi sipas 22 korrikut, dhe as kthimi tek institucionet e vjetra dhe as kapja e institucioneve të reja. Dhe është plani ynë për ti dhënë fund krizës ekonomike, që do të fillojë me një program të veçantë anti-oligarki dhe antimonopoly, mes procesit të vettingut të kontratave PPP dhe konçencioneve. Pra kontrollit të imtësishëm të kontratave të PPP-ve dhe konçencioneve.
Këto janë tre piketat kryesore që do të udhëheqin aksionin tonë opozitar.
Pyetje: Zoti Basha ju folët për zgjedhje politike, cili është synimi: që ato të bëhen para atyre lokale?
Basha: Synimi im është që sëbashku me partitë e opozitës dhe çdo factor të shoqërisë, të imponojmë çdo zgjidhje politike që I jep fund situatës së katastrofës ku është vendi sot. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Hapi I parë dhe kryesori është të kemi një qeveri, një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që nuk janë të lidhur me krimin.
Faleminderit

Artikulli paraprakKriza, qytetarët tërheqin 310 milionë euro nga bankat
Artikulli tjetërL’Espresso: Padrinot e Tiranës drejtojnë bandën e vjedhjeve në Itali