Policia ka vendosur në pranga biznesmenin Mir Bruli nga Velipoja, në kuadër të megaoperacionit me urdhër të SPAK, që lëshoi 50 urdhër-arreste.
Biznesmeni Mir Bruli dyshohet se është i përfshirë në veprimtari kriminale. Ai është i afërm i biznemenit Pëllumb Gjoka, i cili është vendosur në pranga si pjesë e dosjes Metamorfoza.
Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje.
Ai është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.