Rikthimi i kontrolleve për kuponin tatimor rrezikon të rrisë informalitetin. Prof. Agim Binaj thotë se vendit ende i mungon një sistem administrimi për taksat. Prirja për të fshehur xhirot nga sipërmarrjet e vogla bëhet më e madhe sipas Binajt, pas përjashtimit të tyre nga disa taksa deri në nivelin e xhiros 5 milionë lekë në vit. Krahas ngritjes së një sistemi të integruar, Binaj këshillon të ulet tatimi mbi vlerën e shtuar për disa sektorë. Sipërmarrësit do të ishin më të gatshëm për të paguar taksat. Rreth një vit më parë, administrata tatimore filloi kontrollet në terren për kuponin tatimor e për regjistrimin e biznesit. Në nëntor ajo bëri një kthesë të madhe duke hequr taksat për biznesin e vogël.
Kryesore
Continue to the category“Së shpejti bëjmë publik emrat e kandidatëve”, Basha: Jemi forca e...
Në intervistën për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se ekipi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të...