Simbolet e shenjta dhe arka e kishës së Ksamilit, janë thyer e shkatërruar pasditen e të shtunës. Autorë të aktit të dhunshëm e të qëllimshëm për shkatërrim, janë identifikuar dy të rinj, të cilët mendohet se kanë ardhur në Kamil me misionin për të grabitur arkën.
Mendohet se sasia e pakët e parave të gjetura në arkën e shpërthyer, ka zemëruar protagonistin e aktit vandalist, për ta shkarkuar zemërimin te ikonat. Dhjetëra ikona janë zbritur nga muret dhe janë gjetur të thyera, sipas kujdestarit të Kishës së Ksamilit, Jorgo Stavro.