Akti i fortë politik i Lulzim Bashës ndryshoi përgjithmonë realitetin politik 34 vjeçar

Nga Mirela Karabina

Lulzim Basha ndërmori aktin më të fortë politik në 31 vjet më 9 shtator 2021 duke pezulluar Sali Berishën nga Partia Demokratike. Reagimi ishte i ashpër asokohe si nga demokratë apo socialistë, ashtu dhe nga analistë të cilët të gjithë bashkë prej katër vitesh kanë sulmuar në mënyrë të paprecedentë Lulzim Bashën duke e vënë në “gijotinë”, si asnjë lider më parë.

Por ka një të vërtetë të madhe që “justifikon” reagimin e tyre kaq brutal, ndryshimi i realitetit politik, ndarja që Lulzim Basha bëri mes dy epokash, të shkuarës dhe të ardhmes, mendësisë dhe lidhjes mes Lindjes dhe Perëndimit.

Dhe të gjithë këta “fanatikë” të së shkuarës nuk bëjnë gjë tjetër veçse duan të përfitojnë duke ruajtur status quo-në: disa prej tyre janë të verbër në atë që besojnë (militantët), disa janë hipokritë që ndryshe thonë e ndryshe veprojnë (deputetët), e disa janë përfituesit e mëdhenj të cilët e duan të pandryshuar këtë sistem politik (drejtorë e ish drejtorë të mëdhenj, ministra e ish ministra, deputetë, kryeministra e ish kryeministra, biznesmenë, gazetarë, analistë e pronarë mediash).

Fatmirësisht ky akt politik është pasuar me rrjedhoja pozitive që do të sjellin ndryshimin e madh, brenda PD-së ka ndodhur katarsis natyral duke ndarë të moralshmit nga të pamoralshmit, qëndrestarët nga hipokritët, ata që duan të ruajnë të shkuarën dhe ata që duan të ardhmen.

Por jo vetëm brenda PD-së, por ky katarsis ka përfshirë gjithë klasën politike. Edi Rama më 2017-ën shkoi nderi ne FBI dhe korruptoi ish agjentin Charles McGonigal për të penguar Lulzim Bashën, dhe vazhdon ende sot paturpësisht përmes pazareve dhe aleancave antikombëtare për të penguar përsëri Demokratët Euroatlantikë dhe Z.Basha e të ndodhë rrotacioni politik.

Trekëndëshi i Bermudës (Rama-Berisha-Meta) tashmë kanë dalë hapur kundër qytetarëve dhe drejtësisë SPAK, pasi interes ka halli i madh personal i tyre me drejtësinë, ndaj duan të ruajnë pushtet. Pazaret mes tyre për Amnistinë penale duke liruar të korruptuarit dhe Kodi zgjedhor me mbylljen e listave të deputetëve pët të shpërblyer “kamikazët politikë” duke i mohuar të drejtën qytetarëve të zgjedhin më të mirët e tyre, janë dëshmi e qartë se kjo klasë politike është shkëputur nga qytetarët dhe përbën rrezik kombëtar.

Shqiptarët menduan dhe besuan se ndryshimi i madh do të ndodhte në vitet ’90 apo më 1992-ish kur Partia Demokratike erdhi në pushtet me një votë plebishitare.
Por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe është një nga arsyet pse shqiptarët morën rrugën e emigrimit të pandalshëm dhe Partia Demokratike erdhi duke u zvogëluar pasi shtresa e pronarëve dhe të përndjekurit u ndjenë të tradhëtuar.

Por ka një shpresë sot, Lulzim Basha dhe Demokratët Euroatlantikë janë në një tjetër realitet politik me qytetarët për qytetarët.

Si një forcë politike tashmë e riformatuar, Demokratët Euroatlantikë me strukturë kapilarë në të gjithë vendin, me qëndrestarë që besojnë në vlera dhe dialektika që e ardhmja e vërtetë do të triumfojë mbi të shkuarën e errët, me një program abicioz me qytetartë për qytetarët dhe me besimin dhe mbështetje për drejtësinë SPAK do të fusë vendin në shinat e zhvillimit normal.

E pra, nëse Lulzim Basha do të kishte parë interesin e tij personal dhe akti politik i 9 shtatorit 2021 nuk do të kishte ndodhur, sot Ai nuk do të ishte i sulmuar por do të ishte rehat kryetar i PD-së, pse jo dhe kryeministër dhe do të vazhdonim të endeshim në një realitet politk hipokrit, të gënjeshtërt, manipulues dhe jo për qytetarët.

Por jo, para karrierës së tij Lulzim Basha zgjodhi Partinë Demokratike dhe para Partisë zgjodhi të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.

Exit mobile version