Akti i sotëm i Ramës me bandën e tij në Devoll, i njëjtë me atë të grabitësve që hyjnë në shtëpinë e tjetrit për të grabitur

Nga Edi PALOKA

Pershendetje per qytetaret e Devollit qe sot nuk lejuan dhunimin e bashkise se tyre nga nje bande qe kerkon ta uzurpoje!

Ky ishte nje akt i qarte qytetarie, perballe barbarise kriminale te bandes qe kerkon me kembengulje dhe dhune te coje deri ne fund nje proces antiligjor dhe antikushtetues, pjelle e cmendurise se nje kryeministri qe ka vendosur ta trajtoje vendin si prone te tij private dhe shqiptaret si skllever.

Tanime jo opozita, por raporti i OSBE-ODIHR e madje dhe deklaratat e atyre qe ka qejf ti tunde Rama here pas here, kane bere te qarte se 30 qershori eshte ligjerisht nul qe pas dekretimit nga Presidenti i 13 tetorit dhe kete mund ta ndryshoje vetem nje vendim i Gjykates Kushtetuese.

Ne keto kushte, akti qe ka kerkuar te kryejë sot Rama me banden e tij ne Devoll, apo qe do te synoje te realizoje dhe ne raste te tjera, eshte i njejte me ate te grabitesve qe hyjne ne shtepine e tjetrit per te grabitur. E njejte duhet te jete dhe pergjigja e qytetareve, si ndaj grabitesit qe te ka hyre ne shtepi per te te dhunuar e grabitur!

Artikulli paraprakShkodra nuk mund të qeveriset nga pakica e 6% -shit, nuk do t’i dorëzohet krimit! Ademi do të qëndrojë në detyrë…
Artikulli tjetërPD publikon dokumentin: Rama shfuqizon vendimin dhe i jep “Salillarit” tenderin 15 milionë euro!