Akti politik përballë show politik!

Nga Ermal Peçi

Situata politike në këto 33 vite ka qenë e shoqëruar më së shumti me show politik sesa akte politike.

Në skenën politike, aktorët kryesorë të demokracisë hibride kanë dhënë imazhin e gladiatorëve, të cilët për Shqipërinë e shqiptarët nuk kursejnë asgjë deri në asgjësimin e vetvetes.

Një fabul e ngritur mbi histori dhe luftra politike të rreme që i bëjnë qytetarët të pyesnin veten se kur do të vijë dita që të ketë drejtësi në këtë vend. Berisha, Meta dhe Rama, secili prej tyre merrte shpatën e fliste në emër të drejtësisë dhe Shqipërisë. Ngrinin flamurët e patriotizmit, e zbukuronin me oratorinë dhe propagandën e tyre për t’i dhënë mesazh qytetarëve se për këtë vend ata janë gati të flijohen.

Në emër të Shqipërisë, shqiptarët largoheshin edhe largohen sepse nuk shikojnë dritë jeshile në ambientin me mjegullt. Në të gjithë këtë mjegull politike, me nacionalizma dhe patriotizma propagandistik ka ardhur edhe momenti i aktit politik.

Një akti, të cilën sfidën publike e beri kryetari i Partisë Demokratike për t’i ardhur në ndihmë Kosovës.

Lulzim Basha ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend amendamentin për një ndihmë financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë nga ana e Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës prej së paku 5 miliardë lekë në vit, duke filluar nga viti 2024.

Në dokument nënvizohet fakti që kjo ndihmë është e nevojshme, duke pasur parasysh një acarim të situatës me Serbinë dhe faktin që Beogradi po riarmatoset me objektiva të deklaruar për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në momentin kur konjuktura politike do ta mundësonte këtë veprim.

Pas deklaratës tashmë Basha ka bërë një akt politik, i cili tregon edhe për vizionin politik, i cili e shikon komplomentare politikën për kombin shqiptar. Tashmë politika shqiptare është përballë këtij akti politik ku duhet të vendosë për të mirën e shqiptarëve të Kosovës.

Kjo është diferenca sot e show politik të opozitës, e cila luhet nën dirigjencën e Berishës dhe marionetat, të cilët bërtasin “Regjimi”, por nuk flasin për thelbin dhe vizionin politik. Basha sot bëri një akt politik për të treguar se si duhet të veprojë politika në çështje vizioni dhe platforme politike. Kjo është tashmë sfida publike e klasës politike, të largohen nga show politik dhe të veprojnë me akte politike./dritare.net

Artikulli paraprakPD, Agalliu: Përshëndesim miratimin e Rezolutës në Bruksel lidhur me Reformën Zgjedhore. Të fillojmë punë pa humbur kohë
Artikulli tjetërPse Edi Rama e “kërcënon” vazhdimisht Bashkimin Europian!