Aktivisti i njohur ironizon ministren e Arsimit: Problemi nuk paska qenë TikToku, por propaganda

Aktivisti i njohur Rigels Xhemollari ka reaguar me shqetësim dhe zemërim lidhur me ngjarjet tragjike në shkollat shqiptare, ku dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes në dy muajt e fundit. Në një postim në Facebook, Xhemollari ngriti alarmin për mungesën e vëmendjes ndaj bullizmit dhe pakujdesisë në institucionet arsimore.

Duke ironizuar reagimet dhe qëndrimin e Ministrisë së Arsimit, ai u shpreh se problemi nuk ishte rrjeti social TikTok – siç shpesh përmendet – por një sistem që bën më shumë propagandë se sa kujdes për fëmijët.

“Dy fëmijë të vetëvarur, në dy muajt e fundit, të trajtuar nga e njëjta shkollë me bullizim e pakujdesi. Ja pra që problemi nuk ishte TikToku por propaganda,” shkruan Xhemollari në postimin e tij.

Ky reagim vjen në një moment kur kërkesat për reforma thelbësore në sistemin arsimor janë shtuar, ndërsa rastet e bullizmit në shkolla po bëhen gjithnjë e më shqetësuese për shoqërinë.

Artikulli paraprakMirela Karabina: Elbasani meriton dinjitet – qytetarët kërkojnë ndryshim, jo më premtime bosh
Artikulli tjetërEgert Haxhiu denoncon propagandën parazgjedhore për shkollën në Krrabë: “Vetëm disa gropa boshe”