Aktivisti i nxjerr datat e fluturimit në Itali: Pipero, përveç se je servil i pushtetit je edhe gënjeshtar!

Mjeku Pëllumb Pipero mohoi për herë të dytë mbrëmjen e djeshme se ai kishte qenë për trajtim në Itali pas infektimit me Covid 19, pasi kishte bërë vaksinën antiCovid. Por aktivisti Genc Sejko ka publikuar datat e fluturimit të Piperos, i cili ka shkuar në Itali përmes linjës “Air Albania”. Sipas të dhënave që ka publikuar Sejko, Pipero ka qendruar në Itali për 5 ditë nga data 5 Shkurt deri në datën 10 Shkurt, nga ku më pas është kthyer në Shqipëri.

Postimi i Genc Sejkos

Pipero! Perveç se je servil i pushtetit je edhe gënjeshtar.

Ke fluturuar me Air Albania

05/02/2021 dalje Milano Nr i fluturimit (ZB203)

10/02/2021 hyrje Bergamo Nr i fluturimit (ZB208)

Në Itali nuk ke shkuar se ishte i sëmurë rëndë. Në Itali ke shkuar sepse je frikacak. Nuk je vetëm. Kështu e duan këtë botë të gjithë ata që kanë përfituar padrejtësisht prej saj.

Çfarë tha mbrëmë Pipero

Kam dëgjuar që kisha ikur në Turqi urgjent, në Itali urgjent…madje në Itali kam shkuar i intubuar. E vërteta është se jam mjekuar në shtëpi. Nuk kam lëvizur nga Shqipëria. Për fat të keq nuk kisha as bashkëshorten në shtëpi, e kisha në Itali. Kështu që e kam kaluar me dy infermiere që më vinin çdo ditë në shtëpi dhe me ndihmën e djalit

Kam qenë me fat që kam pasur konsultën e mjekëve kolegë. Kam kaluar një formë nga e lehta në të mesme pa komplikacione, e kam kaluar në kushte shtëpie. Ditën kur dola pozitiv bëra një test serologjik, ku kisha një nivel të ulët por relativisht mirë për tu mbrojtur, por megjithatë doza e parë nuk të mbron 100% e megjithatë mua ndihmoi në pasjen e antitrupave. Kam përdorur gjithashtu dhe doza të vogla të kortizonilëve. Tani kam më shumë se 7-8 ditë tani që jam negativ.

Përveç faktit që siç na thonin pacientet që kishin ankth dhe merak, tani që e kalova e kam pasur ankthin dhe pagjumësinë pjesë të kësaj beteje. Eksperienca personale është aset i vyer i një mjeku në këtë betejë. S’bëhet fjalë për frikë nga vdekja, por ishte pagjumësi që nuk menaxhohej lehtë, ishte gjithmonë po sikur, dhe s’të linte të flije. Tani do marr dozën e dytë të vaksinës se dhe studimet e rekomandojmë.

Artikulli paraprakBiznesi në Shkodër në falimentim, PD: Qeveria e ardhshme do të shpëtojë ekonominë shqiptare nga rënia në greminë 
Artikulli tjetërPD i përgjigjet Ramës: Me paratë e PPP-ve që ke shpenzuar për miqtë e tu do të ndërtoheshin spitale!