Aktivistja e PD masakrohet nga shefi i komisariatit pse po filmonte një takim elektoral të PS, sot në ditën e heshtjes

Aktivistja e PD, Elsa Bita ndodhet në urgjencën e spitalit Lushnjë pasi është dhunuar nga shefi i komisariatit të policisë Divjakë.

Ajo u shpreh për mediat se, Altin Shehu, shefi i komisariatit e ka dhunuar sepse po filmonte një takim elektoral të PS ditën e sotme në Divjakë, kur sot i gjithë vendi është në heshtje zgjedhore.

“S’po bëja asgjë. Thjesht po filmoja. Isha drejtëpërdrejtë dhe po bënim miting brenda në lokal. Njoftuan policinë. Erdhi shefi dhe më goditi vetë

Më mori telefonin, më tërhiqte me forcë, më pas më shuku…”

Sipas kandidatit të PD, takimi elektoral i PS-së po bëhej në një lokal dhe qytetarja po filmonte live takimin elektoral të Partisë Socialiste.

Kandidati i PD, Korreshi i bën thirrje SPAK të hetojë, ndërsa SHÇBA të arrestojë shefin e komisariatit që ka dhunuar qytetaren.

“Sot me urgjencë të arrestohet shefi i komisariatit. Ka kamera që e filmuan. Nëse nuk ndërhyni jeni bashkëpunëtorë dhe pjesë e krimit jeni të lidhur kokë e këmbë me Erion Braçen”, tha ai.

12

Exit mobile version