Kam dy javë që për probleme defektesh të sistemit të kanalizimeve në institucion, kërkoj ndihmën e UKT.
Punonjësit, të traumatizuar, të paguar keq, të pa siguruar me informacionin që kërkon koha; pra mjete, harta, rrobe pune, etj., etj., janë të gatshëm, po të pamundur të zgjidhin gjë.
Ndërkohe, leshi i arapit është bërë në vite, nëpër rrugët, ku asnjë sgjen pikën e tij të shkarkimit.
Pamjes kaotike të një institucioni qendror, i shtohet absurdi i orarit të pushimit, kur t’i si klient, shikon një ushtri, femrash, të veshura e mbathura si për sfilatë, që të parakalojnë me një tangërllik dhe sfidë, dhe t’i i bën pyetjen vehtes; Ku jam në Ujësjellës dhe Kanalizime apo te ndonjë Kullë si ajo e USA-s?
Pamja tjetër më tmerruese është në Hipotekën e Tiranës, ku njerëzit e traumatizuar, të cfilitur, përplasen me punonjësit e keqtrajtuar, keqinformuar, të cilët punojnë në një çmendinë, e ngritur 27 vite më parë, ku ‘arkitekte’ me dashje, e çuan në këtë derexhe.
Dhe, nëse ke punë me shtetin, goja të nxjerr vetëm mallkime për ata që na katandisën kështu neë këta 27 vite.
Vdekshi, në kuptimin figurativ, real dhe njerëzor!