Kosovarët po ankohen se po ju pamundësohet t’i ndihmojnë familjet me nevojë që u prekën nga tërmeti në Durrës. Shumë kosovarë po thonë se organet e rendit në Shqipëri po tregohen autoritativ duke mos lënë të shpërndahen ndihmat e ardhura nga Kosova.
Në një video që është publikuar në Facebook nga Jeta Berisha, shihet se si gazetari Blendi Fevziu po ju del në krah kosovarëve që po ankohen se po ju pamundësohet t’i ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti.
Autorja e videos ka thënë se përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri po i nëpërkëmbin kosovarët. “Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si qytetar, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti”, ka shkruar Berisha.
Madje ajo akuzoi se këtë gjë po e bëjnë të gjithë, nga policët e deri te drejtori i inspektoratit të ndërtimit.“Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit”, thotë Berisha.
Statusi i saj i plotë:
Fillimisht, më vjen keq për këtë disponim! Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si njerëz, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti.
Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit. Në momentin e parë që zbritëm nga autobusët, ne ishim numër, ndërsa qytetarët e mbledhur para grilave të gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës, u sulën për të kërku ndihmë. “Oj goce ma sjell pak ujë, oj goce një xhupë, diçka të ngrohtë për të veshur”.
Me gjithë shpirt po vraponim për të nda gjërat që kishim sje
ll, derisa na ndaluan, na kufizuan dhe na lanë pa zë. Madje u ngacmuan edhe sekksualisht.
Ndërkohë, “oj goce a jeni ardhë për të na ndihmu, po na sjellni ato dreq ndihmadh pra!”, është zëri që më bloi mendjen dhe më sjellet në kokë qysh dje nga një zonjë në moshë. Pati momente përplasjesh, na kërcënuan edhe me arresttime në qoftë se vazhdojmë të ndajmë ndihmat tona të sjella nga Kosova.
Video më poshtë dëshmon një moment kur Blendi më mbron zëshëm, derisa përfaqësuesit e shtetit tregohen autoritativ dhe potencojnē “Ne vendosim se çka shpërndahet nga ndihmat e juaja dhe ku e kur shpërndahen ato!”. Ajo pamje tmerri, përcjellej me shi me orë të tëra. P.s. Populli flinte në shi, ndihmat izoloheshin në magazinë.