Ndërsa aktivistët e Lëvizjes për Universitetin që qëlluan Ramën me vezë pritet të dalin para gjykatës për akuzat “Goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim të forcave të policisë”, Liri Kuçi, një prej aktivisteve ka bërë një reagim duke thënë se nuk ndjehet e penduar dhe se do ta gogiste sërish kryeministrin. “Nuk pendohem: Ramën do ta godisja përsëri. Kështu pra, unë bashkë me shoqet e mia…, goditëm në drejtim të kryeministrit me vezë. Paskëtaj edhe pse e dhunuar prej kostumzinjve kryeministrorë, edhe pse përqeshur si pulë që kakaris, e tanimë edhe pse si e përndjekur penalisht me çështje të hapur në gjykatë, unë nuk pendohem që veza e hedhur në drejtim të tij doja që t’i prekte egon prej lartmadh’nie pikërisht atje ku ai mendonte se mund të vendosë me dorë të lirë. Në mungesë të arsyes e ndërgjegjjes së tij, unë nuk pendohem as që doja që veza t’i njolloste kostumin e kushtueshëm me të cilin kapardisej katedrës ku jepte leksion për biznesin e shëndetshëm privat. Nuk mund kurrsesi të pendohem as përballë gjatësisë e hijes së tij të parfumosur me arrogancë, që burracakërisht iu fsheh thirrjeve tona, duke u tërhequr me bisht ndër shalë drejt strehëzës së vet me katër rrota. Do ta godisja sërish kryeministrin, që të mos jetë pasurimi i një grushti përtacësh qëllimi dhe fundi i shoqërisë sonë, e që arsimi të mos kthehej në një marrëzi të padobishme dhe të shtrenjtë, të konsumueshme veç prej këtyre përtacëve pasanikë. Nëse pata njëmijë arsye për ta qëlluar me një vezë, tash do të doja njëmijë vezë për ta goditur për secilën arsye!”
Kryesore
Continue to the categorySabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në...
Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e...