Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Roza Anagnosti, në lidhje me shembjen e teatrit u shpreh se godina e vjetër ka nevojë për operacion, ashtu siç ka nevojë njeriu kur është sëmurë. Teatri, tha Anagnosti, është memorie, ndaj historia e tij nuk ka pse të shkruhet me fjalë.
“Kjo është memorie, është histori. Nuk ke pse e shkruan me fjalë historinë nëse e ke këtu ku kanë nisur shumë institucione, ndërsa teatri ka qenë zëri më i madh. Këtu kanë punuar shumë artistë që nuk jetojnë më, por edhe që jetojnë. Teatri ka nevojë për operacion, siç ka nevojë edhe njeriu kur është sëmurë.
Prandaj, që ti të mos e lësh që të vdesë, duhet që ta bësh operacion. Këtu nuk është puna të prishësh, por që ne të fitojmë një teatër. Kush nuk e do një teatër të ri? Ne nuk duam agresivitet, por duam më të mirën. Ne nuk nisemi nga interesi personal”, shprehet aktorja.
Ajo riktheu edhe një herë në vëmendje vargjet e Ali Asllanit, “Unë edhe bota”.
“Unë, i marrë, gjysh edhe stërgjysh, e di bota si edhe qysh cilën kemi më të shenjtë, më të dashur, edhe më të shtrenjtë, edhe me cilët bëjmë be, be për qiej, be për dhe, be për tokën kombëtare edhe për ty o tokë bujare.
Sesa miq edhe sa shokë kanë lënë kokën edhe kanë marrë tokë. Tokë o tokë që s’ke të dytë, kush të prek i dalshin sytë” Në fund të fjalës së saj Anagnosti u shpreh se ka 40 vite në këtë tokë, prandaj i takon të thotë ndjesinë e saj.