Akulli mbërthen Bulqizën, probleme në rrugën e Arbrit

Reshjet e dëborës janë ndëprerë mbrëmjen e kaluar në Bulqizë, duke ja lënë vendin ngricave.

Rënia e temperaturave deri në – 7° celsius ka bërë që të ketë prani të akullit në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Qaf Buallit.

Drejtuesit e mjeteve janë gjetur të papërgatitur mëngjesin e kësaj të marte duke bërë që të bllokohen në hyrje të tunelit.

Mungesa e ndërhyrjes me kripë nga ana e firmës kontraktore ka sjellë akull duke bërë që qarkullimi të bllokohej për më shumë se një orë.

Është dashur që drejtuesit e automjeteve të ndihmojnë njëri – tjetrin që të vijonin udhëtimin drejt destinacionit të tyre.

Artikulli paraprakInvestimi për rrugën Thumanë-Kashar nuk gjendet në bilancet e koncesionarit
Artikulli tjetër“Donte të ndërronte klasë, por…”, prindërit e 16-vjeçares që u vetëvra në Gjirokastër: Pyetini fëmijët, mos i nënvlerësoni!