Gazetari Basir Çollaku ka akuzuar kryebashkiakun Ramës e për Lezhën, Pjerin Ndreu se shoqërohet me një person me precedentë kriminale.
Çollaku pretendon se ekzistojnë foto të Pjerin Ndreut me të dënuarin, por nuk e ka thënë se për kë person bëhet fjalë.
PJESË NGA DEBATI:
Basir Çollaku: Ju shoqëroheni me një person të dënuar me 7 vjet për trafik droge.
Pjerin Ndreu: Po t’i them dy fjalë. Pjerin Ndreun nuk ka perëndi që e pret. Më thuaj në Elbasan, si është ndërtimi i Policisë? Në çfarë niveli është?
Basir Çollaku: Ore jeton në Shqipëri apo jo?
Pjerin Ndreu: A ka mundësi? Kush e drejton Elbasanin? Është mafioz?
Basir Çollaku: Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, po!