Djali i mjekut të njohur Ali Kuqo, Altin Kuqo, i cili është edhe vetë mejk në QSUT deklaron se babait të tij i është refuzuar shërbimi në spitalin Infektiv nga drejtoresha Najada Çomo. Mjeku i njohur Ali Kuqo ka ndërruar jetë nga COVID-19.
“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjek i QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj”– ka shkruar djali i tij poshtë sqarimit që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.