Martin Henze, këshilltari ekonomik i CDU-së, partisë së kancelares Angela Merkel, përmes një shkrimi akuzon Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për lidhje me krimin.
Henze deklaron se ka dyshime se Balla është i lidhur me mafian në vendin tonë, si dhe ka marrë pjesë aktive në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 2017-tës.
“Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i grupit të deputetëve socialistëve shqiptarë, partia drejtuese e kryeministrit ende në detyrë Edi Rama, Taulant Balla, dyshohet nga dokumentacioni i autoriteteve të sigurisë, i zbuluar nga shtypi ndërkombëtar, ndër të tjera në bashkëpunim me mafien shqiptare, si dhe i angazhuar masivisht në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare 2016/2017, në favor të kryeministrit Edi Rama”, shkruan Henze.
Ai ngre dyshime se Balla është i përfshirë dhe në një audipërgjim së bashku me Olsi Ramën, vëllain e Kryeministrit.
Më tej Henze ka folur për zgjedhjet në Shqipëri, të cilat sipas gjermanit u mbajtën në mënyrë të jashtëligjshme, sa kohë që ishin anuluar me dekretin e lëshuar nga ana e presidentit Meta.
“Situata ligjore është e qartë. Me dekret kushtetues, Presidenti kishte ndaluar zgjedhjet dhe kishte caktuar një datë të re zgjedhjesh, më 13 tetor 2019. Ky dekret kishte fuqi juridike dhe mund të anullohej vetëm nga një gjykatë kushtetuese.
Një gjykatë kushtetuese, një gjykatë supreme, një parlament demokratik dhe një administratë pa korrupsion nuk ekzistojnë në Shqipëri.
Kjo urgjencë kushtetuees dhe legjislative u citua nga Presidenti i Republikës si arsye e shtyrjes së zgjedhjeve”, shprehet Henze, ku më tej sqaron se çfarë po ndodh në atë që ai e quan absurditeti i Ramës.
“Taulant Balla, i cili akuzohet nga media ndërkombëtare për krijimin e një shoqate kriminale me qëllim manipulimin e zgjedhjeve parlamentare nga Mafia, të dokumentuar me protokolet e përgjimeve të shërbimeve të inteligjencës, tani po komunikon se dekretet e presidentit të zgjedhur nuk janë interesante, dhe ato përbëjnë një shkelje kushtetuese (https://exit.al/en/2019/08/05/socialist-party-ignores-local-election-date-set-by-president-promises-elector-reform/).
Është interesante të theksohet se një person me një prejardhje të tillë, i cili akuzohet se bashkëpunon me mafian, dhe është akoma udhëheqës i partisë qeverisëse në Parlament dhe sekretar i përgjithshëm i partisë së Ramës, nuk është ende në arrest, por vazhdon aktivitetet e tij, duke justifikuar zgjedhjet e paligjshme dhe jo-demokratike siç ishin ato të mbajtura më 30 qershor 2019, në të cilat morën pjesë vetëm rreth 18% e qytetarëve.
Në të njëjtën kohë, lidhja me Perëndimin, bashkëpunimi me Lindjen po atomizohet nga një aleancë midis Edi Ramës (të cilin e quan dhe Mustafa) dhe Erdogan, dhe vizita e javës së kaluar nga Ministri turk i Brendshëm në Shqipëri është alarmante.
Për të ardhmen e Shqipërisë duhet të jetë thelbësore në 7 javët e ardhshme:
– që për shkak të ngjarjeve në Shqipëri në 13 tetor 2019 do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale të cilat të jenë të ligjshme dhe demokratike, kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë shqiptarët, varet plotësisht prej tyre,
– një qeveri kalimtare, deri në zgjedhjet e reja, të zbatimit të unitetit kombëtar
– qeveria e tanishme Rama duhet të japë dorëheqjen ose të shpërbëhet për shkak të urgjencës legjislative,
– sundimi i ligjit dhe demokracia duhet të rivendosen nga qeveria kalimtare,
– Të hiqet imuniteti i politikanëve si Balla, Rama dhe të tjerë që ka të ngjarë të jenë përgjegjës për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare 2016/2017 dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale të paligjshme 2019 dhe të kryhen hetime objektive”, shkruan Henze.