Akuza e ish-presidentit të klubit Partizani: Berisha ka dhënë urdhra për të vrarë njerëz, e kam dëgjuar me veshët e mi!

Ish-Presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, bëri një akuzë të fortë në “Real Story” duke thënë se Sali Berisha ka dhënë urdhra për të vrarë njerëz në vitin 1997.

Ai tha se këto urdhra i ka dëgjuar vetë personalisht, ndërsa u shpreh i gatshëm që të shkojë në SPAK dhe të hapë të gjitha letrat për veprimtarinë dhe shkeljet e kryera nga Sali Berisha.

Unë për veten jam në një proces në Strasburg, dhe unë dëmshpërblim do ta kërkoj nga pala italiane, sepse drejtësinë time do ta kërkoj nëpërmjet një procesi të drejtë, duke pasur shpresë, që mos të ketë bërryla nga Berisha, që tashmë nuk është i fuqishëm, sepse unë kam pasur bërryla edhe në burgun që kam bërë në Itali dhe  dëmshpërblimi do ta marrë nga taksapaguesit italianë, sepse burgun e kam bërë në Itali dhe shpresoj që të gjithë  të dëmtuarit e tjerë të dëmshpërblehen në një formë ose në  një tjetër, qoftë edhe me një falje publike, nga një person i lartë politik që ta deklarojë, që Berisha ka gabuar dhe se Berisha ka qenë vërtet një kriminel, sepse mos të kalojmë më gjatë, sepse ka dhënë urdhra për të vrarë njerëz dhe këto urdhra i kam dëgjuar me veshët e mi duke filluar te grupi i zjarrit në 1997, por të duan SPAK, nëse kanë dëshirë të hapim të gjithë letrat, sepse unë di shumë gjëra. Jam një ndër ata që më është dhënë urdhër, jam një ndër ata që më është dhënë urdhër, kur kemi shkuar ne Qafë të Koshovicës, që na ka thënë Berisha me gojën e vet, nëse do shihni dy njerëz, një të armatosura, vritini të dy. Janë shumë të rënda këto për ti thënë në televizor. Shumë gazetarët jeni rrahur. Nga kush janë rrahur, nga një dorë  që u niste nga Berisha. Jam një ndër ata që e dinë të gjithë Shqipërinë, kam qenë në poste drejtueses kur na jepte urdhra Berisha.  Unë jam një viktimë e tij. Ne kemi qenë disa njerëz që besonim se Berisha nuk është hajdut, nuk është kriminel, dhe të gjithë këto kanë dalë të kundërta”, tha ai.

Exit mobile version