Akuza monstruoze e Prokurorisë: Gazetari të dënohet se denigroi figurën e Fatmir Xhafës

Avokati, Çlirim Gjata i ftuar në “Opinion” ka deklaruar se prokuroria ka ngritur akuza ndaj gazetarit Jetmir Olldashi, se ka dëmtuar imazhin e Fatmir Xhafajt.
Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, edhe avokati tjeter, Sefa ka treguar edhe bisedat që Olldashi ka bërë me gazetarin tjetër, Ylli Rakipi, drejtuesi i emisionit ‘Të paekspozuarit’.
‘Ka pasur qëllim që të dëmtonte imazhin e vëllait të ministrit të brendshëm, duke dëmtuar edhe ministrin e brendshëm.
Ylli Rakipi i ka thënë gazetarit Olldashi se nëse nuk ka pamje video, nuk na intereson.
Jetmir Olldashi nuk njeh, nuk ka kontaktuar dhe nuk ka biseduar ndonjëherë me Fredi Alizotin.
Edhe vetë ky është shprehur se gazetarin Olldashi e ka parë vetëm në ekran.
Është me dokumente, që Agron-Geron Xhafaj ka telefonuar Albert Veliun’, është shprehur avokati Indrit Sefa në SYRI.net.
Ndërkohë, Avokati Çlirim Gjata e ka ritheksuar qëndrimin e tij se akuza për kallëzim në drejtim të gazetarit Jetmir Olldashi, jo vetëm që nuk qëndron por Prokuroria e Krimeve të Rënda është në shkelje të kompetencave të saj.
I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Gjata u shpreh se Olldashi e ka bërë të qartë se ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur është kryer regjistrimi audio, dhe se një gazetar nuk mban përsipër vërtetësinë e asaj që thonë denoncuesit.

Sipas Gjatës është e qartë se prokuroria përfshin në këtë çështje Olldashin në mënyrë që të duket sikur lidhja me PD-në është e qartë. Sipas avokatit ndryshe nga sa përpiqet që të thojë me të madhe qeveria, përmes mediave, ekspertiza britanike nuk e mohon mundësinë që zëri në audiopërgjimin e Babales dhe ai i Geron Xhafajt të jetë i njëjtë.
“Prokuroria merret me gazetarin në mënyrë që të bëjë lidhjen me PD-në në mënyrë të qëllimshme. Pse merret prokuroria e krimeve të rënda me një çështje siç është kallëzimi i rremë, për të thënë se ky ishte një komplot për të rrëzuar qeverinë.
Albert Veliu e ka kërkuar dhe e ka kontaktuar vetë gazetarin, I cili ishte nisur për një tjetër investigim në Vlorë. Gazetari ka bërë një publikim, dhe jo një kallëzim siç pretendon dhe deklaron prokuroria. Gazetari e ka thënë që ditën e parë që nuk ka qenë aty në ditën kur është kryer përgjimi. Prokuroria duhet të merret me personat e përfshirë dhe jo me gazetarin.
Prokuroria po tenton që të bëjë një lojë, dhe po fut në këtë mes dhe gazetarin, për ta bërë sa më të besueshme. Prokuroria ka ndërruar dhe orarin se kur Agron Xhafa ka shkuar dhe ka çuar zërin, pa ditur dhe kushtet laboratorike në të cilat është kryer kjo. Kishte pese vite që rrinte në Shqipëri dhe nuk e prekte kush, dhe shkon dhe largohet menjëherë pasi bëhet publik rasti.
Prokurorët nuk kanë marrë CD-në orgjinale ku ndodhej zëri i Geron Xhafajt, po kanë marrë zërin që është publikuar në media. Laboratori anglez nuk thotë që nuk është zëri i njëjtë, thotë që është i paqartë”, u shpreh Gjata.

Exit mobile version