Akuza për spiunazh, Britania e Madhe shpall “non grata” diplomatin rus

Britania e Madhe ka vendosur që ta shpallë “non-grata” një diplomat rus, për shkak të dyshimeve për spiunazh.

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, Andrey Kelin është thirrur për të takuar një zyrtar të lartë britanik të enjten, raporton Politico.

Zyrtari britanik ka thënë se vendimi ka ardhur si përgjigje ndaj “vendimit të paprovokuar dhe të pabazuar” për të hequr akreditimin e një diplomati britanik në Rusi vitin e kaluar.

“Britania e Madhe nuk do të pranojë kërcënimin e stafit tonë në këtë mënyrë, prandaj ne po marrim masa reciproke”, u shpreh zyrtari qeveritar. “Çdo veprim i mëtejshëm i marrë nga Rusia do të konsiderohet përshkallëzim dhe do të ketë përgjigjen e duhur”.

Rusia në nëntorin e kaluar njoftoi për përjashtimin e një diplomati britanik nën akuzat për spiunazh. Shërbimi inteligjent rus kishte akuzuar diplomatin për “veprimtari zbulimi dhe shkatërrimtare që kërcënojnë sigurinë e vendit”.

Artikulli paraprakE ardhmja e Mirlind Dakut, shifra që do Rubin Kazani tremb ekipet
Artikulli tjetërPezullimi i fondeve nga SHBA/ Evropianët “blindojnë” SPAK, pas Brukselit edhe Holanda krah Prokurorisë së Posaçme