I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” gazetari Poli Hoxha komentoi dhe akuzat e rënda të artikuluara së fundmi nga ish-numri 2 i qeverisë “Rama”, Arben Ahmetaj.
“Ironia e fatit e gjithë këtij sistemi që unë e quaj si kleptokraci të Edi Ramës, faktikisht i ka ardhur fundi. Dhe fundi i ka ardhur nga vetja e vet dhe këtë e shikojnë të gjithë se kur ke gati të gjithë bashkëpunëtorët në burg, dhe po i vjen radha edhe Erion Veliajt, edhe atij si kryeministër do t’i vijë radha shumë shpejt.
Sepse nuk ka shans që e gjithë kjo që ka ndodhur, kjo grabitje totale dhe dhjetëra miliardëshe eurosh, të mos ketë dorë ai vetë dhe të mos jetë ai vetë koka.
Mirëpo çështja është që kjo ngrehinë e kësaj qeverie ka rënë nuk ka nevojë të na e thotë Flamur Noka, por çështja është se kush do ta shtyjë në zgjedhjet e 2025-ës, apo më herët ndoshta, dhe kush do ta zëvendësojë.
Pra këtu duhet një opozitë që me patjetër të bëjë kontrastin me këtë kastë politike”, theksoi ndër të tjera gazetari Poli Hoxha.