Akuzat e Berishës se Rama kontrollon SPAK, Poli Hoxha: Atëherë pse nuk i bën protestat tek zyra e ‘gogolit’ por i bën para gjykatave?

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar deklaratat e Sali Berishës sa i takon akuzave të tij ndaj SPAK që e konsideron si institucion që kontrollohet nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Poli Hoxha ngriti pyetjen se përse Sali Berisha proteston para gjykatës së Lartë dhe GJKKO nëse mendon se institucionet e drejtësisë drejtohen nga Rama dhe nuk protestojnë para zyrës së këtij të fundit.

“Ramës i ka hyrë në oborr. Shumë afër, aq afër sa nuk e zë gjumi. Këtë ta jap unë si lajm. Nëse do bësh analizën ftohtë fare, Rama ka të paktën 2 vjet që pavarësisht nga skandalet e mëdha, politikisht nuk ndihet i shqetësuar dhe kjo është meritë e Berishës. Por edhe nga ana juridike vendimi që është ngritur për Berishën. Unë kam vetëm një pyetje, pse nuk i bën protestat tek zyra e këtij ‘gogolit’ por thërret protestat tek gjykatat”- u shpreh Hoxha duke iu referuar protestave të fundit të Berishës para gjykatave me numër tepër të ulët pjesëmarrësish.

Exit mobile version