Akuzat e SPAK ndaj Berishës/ Poli Hoxha: Do ketë të tjera, hetimi shumë i thellë! Alban Daci: Nuk ka më amnisti

Analisti Poli Hoxha dhe politologu Alban Daci dhanë nga një koment në Studio Live, lidhur me paraqitjen e sotme të Berishës në SPAK ku iu komunikua zyrtarish akuza për korrupsion pasiv për aferën ‘Partizani’.

Poli Hoxha: Diçka e pritshme, u habita nga habia pse i komunikohet akuza. Ky është shpëtim për zotin Berisha që të ndjek rrugën e drejtësisë Berisha. Ajo që më ra në sy ishte fakti që Berisha që ka vetëm akuzën e korrupsioni  pasiv, tregoi se hetimi ndaj meje ka shkuar deri në disa breza. Po hetohet deri në kandidatët e 14 majit. Kam idenë që përveç çështjes së klubit Partizani, do ketë dhe një akuzë tjetër se hetimi de facto është shumë i thellë dhe i gjerë.

Alban Daci: Nuk do merrem me komente. Më shumë si qytetar më intereson fenomeni dhe i përgjithshëm që pak a shumë, nëse në një vend demokratik kapitalizmi do prodhonte politikanë, në Shqipëri politika ka prodhuar kapitalizëm. Ka shumë pyetje që bëhen, një pyetje si ka mundësi çdo deputet, ministër, ish ministër ka mundësi ti shkolloj fëmijët në shkollat më të shtrenjtë të botës. Cili është aktiviteti primar i këtyre politikanëve që kanë hyrë të varfër dhe tani janë shumë pasanikë. Ngjarje të tilla paralajmërojnë të gjithë klasën politike dhe zor se do ketë të amnistuar.

Exit mobile version