Akuzohet për korrupsion, SPAK përfundon hetimet për ish-kryeinspektorin e IMT, dërgon dosjen për gjykim

SPAK ka përfunduar hetimet për ish-kryeinspektorin e IMT, Andri Mehja, i cili akuzohet për korrupsion dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO.

 

Nga hetimet ka rezultuar se ish-kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, ka firmosur dy vendime administrative:

Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësit V.N., – një tendë me konstruksion metalik dhe mbulesë sanduiç – në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh.

Vendimi nr. 13, për dënimin me gjobë ndaj të njëjtit kundravajtës, në vlerën e 500,000 lekëve.

Sipas SPAK, i pandehuri Andri Mehja, më pas, duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe marrë prej shtetasit me iniciale V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1.750.000 lekë në 500.000 lekë.

 

 

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim ish-Kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan për korrupsion pasiv

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Andri Mehja, ish-kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Hetimet për procedimin penal nr. 92 të vitit 2024 kanë zbuluar se më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, i pandehuri ka firmosur dy vendime administrative:

Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësit V.N., – një tendë me konstruksion metalik dhe mbulesë sanduiç – në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh.

Vendimi nr. 13, për dënimin me gjobë ndaj të njëjtit kundravajtës, në vlerën e 500,000 lekëve.

Më pas, sipas hetimeve, i pandehuri Andri Mehja, duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe marrë prej shtetasit V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.

Artikulli paraprakParet e vjedhura
Artikulli tjetër“Kush merr kryeqytetin, merr pushtetin”, si u përgjak Tirana më 1944 nga Enveri dhe Mehmeti! U vranë intelektualët dhe nacionalistët, ja dëshmitë