Akuzohet për shpërdorim detyre, mbyllen hetimet për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut! Prokuroria: Nikoll Deda lejoi punësimin e njerëzve pa kriter familjarët e tij me qëllim…

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e Nikoll Dedës, ish Presidentin e Urdhrit të Stomatologut i cili akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.

 

Sipas Prokurorisë, Deda, në cilësinë e Presidenti të Urdhrit të Stomatologëve, lejoi punësimin e njerëzve pa kriter familjarët e tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Nga hetimi, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij ai krijoi një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale, qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut në nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni.

Prokuroria ndër të tjera thotë se nga hetimet është zbuluar se “në shkelje flagrante të vendimeve gjyqësore dhe parashikimeve ligjore, nëpërmjet strukturave të Urdhrit të Stomatologut, ai vijoi veprimtarinë edhe pse u pezullua nga detyra, duke marrë vendime të rëndësishme si blerjen e një godine në vlerë 700.000 euro me sipërfaqe 350m2 dhe marrjen e një kredie prej 250.000 euro me qëllim ‘blerje ambientesh’.

Me veprimet e tij shtetasi N.D. ka shkelur vetë qëllimin e ligjit nr.127/2014 i cili është të rregullojë marrëdhënien juridike dhe etiko-profesionale të stomatologëve, si dhe ka krijuar një klimë ‘posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonalë përsa i përket administrimit të buxhetit në nivel qarku apo të pajisjes me licencë të stomatologëve për ushtrim individual profesioni.

Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së”.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Përfundojnë hetimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish Presidentin e Urdhrit të Stomatologut për ‘Shpërdorim detyre’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin N.D. i akuzuar për krimin ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.1630 të vitit 2024, provuan se shtetasi në fjalë në në cilësinë e Presidenti të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njërëzve pa kriter familjarët e tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Nga hetimi, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi N.D. krijuan një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale, qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut në nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni.

Në shkelje flagrante të vendimeve gjyqësore dhe parashikimeve ligjore, nëpërmjet strukturave të Urdhrit të Stomatologut, ai vijoi veprimtarinë edhe pse u pezullua nga detyra, duke marrë vendime të rëndësishme si blerjen e një godine në vlerë 700.000 euro me sipërfaqe 350m2 dhe marrjen e një kredie prej 250.000 euro me qëllim ‘blerje ambientesh’.

Me veprimet e tij shtetasi N.D. ka shkelur vetë qëllimin e ligjit nr.127/2014 i cili është të rregullojë marrëdhënien juridike dhe etiko-profesionale të stomatologëve, si dhe ka krijuar një klimë ‘posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonalë përsa i përket administrimit të buxhetit në nivel qarku apo të pajisjes me licencë të stomatologëve për ushtrim individual profesioni.

Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Sa më sipër, prokuroria vendosi që çështjen ta dërgojë në gjyq pasi akuza dhe fakti janë tërësisht të provuara për krimin e parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Exit mobile version