Akuzohet për sjellje antikushtetuese! Bosnja lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Milorad Dodik

Gjykata e Bosnje Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për Milorad Dodik dhe dy persona të tjerë, pasi Presidenti i entitetit të “Republika Srpska’ të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës injoroi një urdhër arresti në nivel shtetëror javën e kaluar.

 

Vendimi u mor pasi presidenti i entitetit të ‘Republika Srpska” të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës injoroi një urdhër arresti në nivel shtetëror javën e kaluar. Ky urdhër nënkupton se çdo oficer ka të drejtën e arrestimit.

Dodik dhe dy personat e tjerë akuzohen për sjellje antikushtetuese. Milorad Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri.

Sakaq ai ka postuar në platformën X se “Republika Srpska” po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare.

Kjo do të kontrollojë kufirin midis Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska, dy entitetet në vend.

Dodik, i cili tha më herët se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhrit të javës së kaluar dhe çdo përpjekje për arrestimin e tij.

Ai   tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.

Gjykata e nivelit shtetëror të Bosnjës e dënoi Dodikun në fund të shkurtit për kundërshtimin e vendimeve të të dërguarit ndërkombëtar të vendit për paqen, Christian Schmidt, që përbën një akt kriminal. Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë.

Menjëherë pas kësaj, Dodik prezantoi ligje të reja që synojnë të ndalojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit në nivel shtetëror në atë që përfshin rreth gjysmën e territorit të vendit të Ballkanit Perëndimor.

Vendimet janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese në nivel shtetëror.

Forca paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga evropianët në Bosnje, EUFOR, ka thënë se po rrit numrin e trupave të saj në përgjigje të tensioneve.

Artikulli paraprakSi Jusuf Vrioni i mbijetoi burgut dhe torturës mizore të regjimit totalitar! U formësua në Perëndim, por u akuzua si agjent francez! Pas lirimit nga burgu u internua në…
Artikulli tjetër“Babin nuk e lejuan t’i hidhte një grusht dhe mbi varr”- Djali i Hashim Thaçit tregon bisedën e fundit të ish-presidentit me të atin: Gjyshi e priste çdo minutë t’i hapte derën e spitalit