Akuzohet se kërcënoi me jetë gjyqtarin Vladimir Cjapi, çfarë gjeti policia në banesën e Ben Qimes

Detaje të reja dalin nga kontrollet që u kryen sot në banesën e Arbe isufaj, i njohur ndryshe me emrin Ben Qimja.

 

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në banesën e Arben Isufaj është gjetur një pistoletë ku ka të gdhendura inicialet e tij A.I.

I njohur me nofkën Ben Qimja është shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërsa po hetohet për kërcënimin e gjyqtarit.

Njoftimi i policisë

Fier

Veprime intensive hetimore dhe policore, mbi rastin e kanosjes së një gjyqtari të Gjykatës së Fierit, të kallëzuar prej gjyqtarit, në Prokurorinë e Fierit, më datë 17.02.2025.

Kryhen kontrolle në ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim si autor i këtij rasti.

Gjenden dhe sekuestrohen: 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.

Në vijim të veprimeve, shoqërohen në ambientet e Policisë, disa shtetas (me lidhje me shtetasin e shpallur në kërkim).

Në zbatim të vendimit të datës 19.02.2025, të Gjykatës së Fierit, Policia e Fierit dhe “RENEA” kanë kryer kontrolle në banesa, ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, i cili është kallëzuar në

Prokurorinë e Fierit, nga një gjyqtar i Gjykatës së Fierit, për kanosje të kryer më datë 12.02.2025.

55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Me qëllim hetimin e plotë të rastit, Policia ka sekuestruar sende që do t’i shërbejnë hetimit, si dhe ka shoqëruar shtetas të lidhur me shtetasin A. I..

Policia e Fierit informon se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të tij, për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fierit

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakI pandehur për shkelje të me tenderat, deputeti socialist Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO për të marrë pjesë në seancën gjyqësore
Artikulli tjetërTrump fton në Shtëpinë e Bardhë dy liderë evropianë! Në fokus bisedimet për paqe në Ukrainë