Al Khelaifi: Me Real Madridin, dy ndeshje të shkëlqyera

Për PSG-në nuk ishte lajm i mirë shorti i së hënës në Nyon, që u hodh nga UEFA për 1/8 finale të Champions. Parizienët e dinë se sa e vështirë është të përballen me kampionët e Europës në fuqi, ndaj sfida është maksimale. Por, në të njëjtën kohë, ata e kuptojnë se është momenti për të treguar se investimet e mëdha ia kanë vlejtur, se janë kandidatë serioz për të fituar Champions-in e tyre të parë. Nga Parisi mbërrijnë reagimet e para ndaj shortit dhe përballjes me Real Madridin. Presidenti Nasser al Khelaifi pret një duel të gjallë: “Ne kemi respekt të madh për Real Madridin. Do të jenë dy ndeshje, që do të na dhurojnë momente të gjalla dhe magjike, si në Madrid, ashtu edhe në Paris. Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të masim veten kundër çdo kundërshtari dhe do të jemi gati për t’u përballur me Real Madridin”, tha Al Khelaifi.

Artikulli paraprakReal Madridi nis sulmin për Salah!
Artikulli tjetërTest zjarri për futbollin spanjoll