Alarm me aksidentet në punë! Vetëm në muajin maj humbën jetën 6 persona, problem kushtet e sigurisë

6 të vdekur vetëm në muajin maj, për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në vendin e punës, ku përfshihen viktimat në minierat e Bulqizës, të vdekurit në kantieret e ndërtimit në Sarandë, Tiranë e Shëngjin e deri tek djali që ndërroi jetë në një gurore në Vlorë.

“Ky bilanc na tregon se situata mbetet e rëndë përgjatë viteve të fundit. Edhe gjatë 2023-shit, patëm po aq sa ishin të vrarë për shkak të krimit të organizuar dhe bandave, po aq patëm të vrarë edhe për shkak të mungesës së sigurisë në punë. Kemi të bëjmë më një fenomen shumë serioz që duhet të kthejnë sytë gjithë politikbërësit, një fenomen që megjithëse ka me dhjetëra inspektorate që kanë detyrimin dhe përgjegjësinë për të monitoruar dhe nuk e bëjnë punën e tyre.

Bëjnë disa mbledhje fasadë, por shkojnë dhe paketojnë dhe numërojnë viktimat dhe vendosin gjoba dhe pezullime, pasi ka ndodhur ngjarja, pra nuk kanë parandaluar asnjë rast të vdekjeve apo aksidenteve në punë. Gjermania, një vend i cili i aplikon masat e sigurisë, për 100 mijë banorë, humb jetën vetëm 1 punëtor. Ndërsa në Shqipëri, për çdo 100 mijë banorë vdesin 6 njerëz, shumica kryefamiljarë”, tha Rigels Xhemollari, nga Qëndresa Qytetare.

Artikulli paraprakTragjedi e heshtur/ Më shumë se 13.000 fëmijë nga Ukraina po rriten pa prindër
Artikulli tjetërNdotja e liqenit të Komanit fenomen shqetësues, vizitorët: Këto imazhe e dëmtojnë turizmin