Alarm tek Reali, Marcelo shkon në Madrid dhe përshëndetet me bashkëlojtarët

Marcelo i ka habitur të gjithë duke u shfaqur në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas, të martën.
Mbrojtësi i majtë Brazilian i Real Madridit i ndërpreu pushimet në gjysmë për t’u rikthyer në Madrid dhe t’i përshëndesë bashkëlojtarët, si dhe trajnerin e ri, Julen Lopetegui, transmeton Gazeta Express.
Marcelo u pa brenda qendrës stërvitore dhe nuk deshi të ndalej të fliste para gazetarëve. Ai u pa duke biseduar me Lopeteguin, të cilin e takoi për herë të parë. Por, prezenca e Marcelos në qendrën stërvitore ka shkaktuar alarm në klub.
Mendohet se ai mund të largohet nga Real Madridi pas Cristiano Ronaldo, dhe ardhja e tij para kohe në klub veçse i ka ndezur spekulimet.
Vetëm 24 orë pasi Cristiano Ronaldo u prezantuar si lojtar i Juventusit, portugezi i kërkoi klubit të ri ta blejë tashmë ish-bashkëlojtarin e tij në Madrid.
Megjithatë, s’do të jetë e lehtë për Juven. Marcelo është pjesë e Madridit tash e 11 vjet dhe vitin e kaluar nënshkroi kontratë me kohëzgjatje deri më 2022.

Marcelo Cristiano Ronaldo

Exit mobile version